Autoriteti i Konkurrencës është organ publik, i pavarur në kryerjen e detyrave të veta. Ai ka filluar veprimtarinë e tij në 1 Mars 2004 në bazë të ligjit Nr. 9121 Datë 28.07.2003 “Për Mbrojtjen e Konkurrencës”. Qëllimi i ligjit është mbrojtja e konkurrencës së lirë dhe efektive në treg, si një e mirë publike.
Autoriteti i Konkurrencës është i ngarkuar me ligj për fillimin e procedurave paraprake hetimore me nismën e tij.
Ligji përcakton rolin që duhet të luajë Autoriteti i Konkurrencës për rregullimin e veprimtarisë ekonomike në bashkëpunim me organet e administratës qendrore dhe vendore, entet rregullatore dhe institucionet e tjera.
Autoriteti i Konkurrencës përbëhet nga Komisioni, si organ vendimmarrës, i përbërë nga pesë anëtarë të zgjedhur nga Kuvendi i Shqiperisë, dhe Sekretariati si organ ekzekutiv.
- Juliana Latifi, Kryetare
- Eduart Ypi, Zv/Kryetar
- Ledja Matja, Anëtare
- Helidon Bushati, Anëtar
- Ardiana Berberi, Anetare