isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Dekriminalizimi, përsëri fasadë!

Redi Shehu: Arsyeja kryesore përse partitë u drejtohen botës së krimit për të akumuluar vota është se ato, pra vetë partitë, nuk kanë produkte dhe realizime politike dhe kur vjen koha e bilancit electoral; atëhere boshllëku duhet të mbushet mundësisht me sa më shumë vota të parafabrikuara.

April 6, 2021
in LAJME, RAPORTIME NE MEDIA

Çështja e listave partiake e kandidatëve për deputetë në parlamentin shqiptar, ka qenë gjithmonë zemreku që ka kurdisur reagime nga çdo palë e interesuar, qofshin këta vendas apo të huaj. Kjo, sepse lista në fakt përfaqëson bërthamën e pushtetit të ardhshëm politik e materializuar në ligjvënës të cilët pritet të përcaktojnë të ardhmen e afërt politike tonën. Përveç serialit triller që fillon e shfaqet sa herë që ka zgjedhje të përgjithshme parlamentare, me grupe interesi dhe individë të cilët lobojnë për të qenë pjesë e këtyre listave, ku hit-parade e tyre lëviz në mënyrë të çuditshme deri në oren 12 të natës, në fundin e fundit të kohës ligjore për t’i shpallur ato, vijnë edhe qortimet ndërkombëtare për cilësinë e këtyre listave.

Ambasadorja amerikane Yuri Kim, në vazhdën e pararendësve të saj, tërhoqi vëmendjen përmes një deklarate publike në të cilën theksohej qartë dhe drejt se kryetarët e partive politike në Shqipëri duhet të shmangnin futjen e elementëve kriminalë në lista e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 25 prillit. Këtë, ajo e bëri duke e përforcuar me përmendjen e emrit të Tom Doshit kyetarit aktual të PSD-së,  i cili sipas Departamentit të Shtetit, akuzohet për “korrupsion të theksuar”  e për rrjedhojë i mohohet hyrja në territorirn e SH.B.A. Doshi është një emër jo i ri në analet e deklaratave të amabasadorëve amerikane. Donald Lu, ish-ambasadori amerikan në Tiranë, ka qenë edhe më i egër me të. Në fakt, ky personazh, është edhe ndër personat e fundit aktiv në politikë të “listës së zezë” të deputetëve të shpallur nga Ambasada Amerikane ne Tirane në vitin 2015 ku krahas tij ndodheshin edhe emrat e  Artur Bushit, PjerinNdreut, Mark Frrokut, Paulin Sterkajt, Luan Duzhës, Shkëlqim Selamit e Gjovalin Kadelit. Ishte pikërisht kjo përbërje e parlamentit të 2013-tës, ose duke përdorur metaforën elektorale të asaj kohe,”kjo aleancë qelbësirash për të rrëzuar Saliun”, që prodhoi një dilemë morale mes urgjencës se për të hequr një të keqe, a duhet një e keqe edhe më e madhe se ajo? Koha ka treguar pothuaj gjithmonë në kursin e historisë, se aktet e virtytshme nuk mundet kurrë të burojnë nga premisa amorale.

Është pikërisht ky veprim politik i 2013-tës, që solli aprovimin e ligjit të dekriminalizimit në vitin 2015, i cili preu rrugën dhe pastroi politikën dhe adminstratën publike prej elementëve kriminalë të infiltruar në të. Çështja është se, a majfton një ligj për të përmirësuar situatën? Besoj që jo! Ligji ëshë mekanizëm i cili përdoret shpesh edhe kundra vullneteve politike, sidomos kur ai është i imponuar nga fuqi të jashtme. Ajo që duhet është qëllimi i pastër i dekriminalizuar për t’u transformuar pastaj në akt politik. Përgjigja e kryeministrit ndaj ambasadores ishte dukshëm një reagim i të plagosurit kur dikush i ngacmon plagën e vjetër. Është e qartë se në CV-në politike të Partisë Socialiste, inkriminimi i parlamentit është një plagë e cila ka kostot e veta morale dhe fizike, një njollë e cila u mundua të fshihej me urgjencë nga lidershipi i partisë. Por, ngacmimi i ambasadores, tregon se me gjithë aparencën dekriminalizuese të aksionerëve kryesorë të kriminalizimit parlamentar të 2013-tës, PS dhe LSI, përsëri rreziku i riciklimit të elementëve kriminalë në politikë është ende i lartë.

Çështja e përfshirjes së të fortëve në fushata zgjedhore është një këngë e vjetër e kënduar që në fillimet e demokracisë shqiptare. Të gjitha partitë dhe të gjithë liderët politikë ua ka pasur qejfi të nakatosen me të fortët, të cilët u siguronin votë të shpejtë dhe pa shumë sforco politike. Anjë nga partitë që kanë shënuar politikën e këtij vendi këto tre dekada, dikush më shumë e dikush më pak, nuk mund të bëjë puritanin kur bie fjala për çështjet e dhënies së hapësirave krimit në politikë. Lidhja e tyre ka qenë një lidhje përmes mekanizmash të të tretëve dhe kjo ka funksionuar për mrekulli në optikën e kryetarëve të partive. Viti 2013, shënoi për herë të parë institucionalizimin e kësaj marrëdhëniejeje kriminale, duke i nxjerrë ata nga palë e tretë në vetë të parë si deputetë në parlamentit e Shqipërisë. Pazari ishte i thjeshtë: partia përfitonte vota për shkak të elementit të dhunës, dhe këta individë përfitonin mbrojtje me status politik.

Në këto zgjedhje të dyja partitë e mëdha si PS dhe PD, kanë ndërmarrë nisma për të seleksonuar kandidatët e tyre. Partia Socialiste duke përdorur teknologjinë me “Deputetin që duam” dhe Patia Demokratike duke organizuar propozimet nga baza me një kalvar filtrimi të hollësishëm dhe me fomularë deri në 40 faqe ku duhej të tregonin edhe gjëra që kanë të bëjnë me privacinë e individit. Por sipas të gjitha gjasave, pavarësisht inskenimit të një eleminatoreje skenografike, sipas ekspertëve, emrat e vjetër të politikës shqiptare do të përbëjnë përsëri më shumë se sa 75% të listave të partive. Kjo nuk do të thotë që domosdoshmërisht ato do përfaqësohen me elementë kriminalë, por ama, statistikat e KQZ- së për zgjedhjeve lokale të e 2019-tës, tregojnë se 253 kandidatë kishin fshehur të shkuarën e tyre problematike.

Arsyeja kryesore përse partitë u drejtohen botës së krimit për të akumuluar vota është se ato, pra vetë partitë, nuk kanë produkte dhe realizime politike dhe kur vjen koha e bilancit electoral; atëhere boshllëku duhet të mbushet mundësisht me sa më shumë vota të parafabrikuara.

Situata e këtyre zgjedhjeve e do që ligjërisht dhe publikisht “aleanca e qelbësirave” nuk mund të funksionojë; ajo që do të kërkohet të bëhet nga partitë politike, është kthimi prapa në kohë i elementëve të inkriminuar nga vetë e parë në politikë, në vetë të tretë, pra duke u munduar të riciklojnë njerëz të afërt me ta të cilët janë të pastër ligjërisht. Në thelb, kjo nuk ndryshon asgjë në marrëdhëniet e partive me krimin; thjesht vetëm përbën një korrigjim ligjor, por marrëdhënia dhe tarafet duket se do të qëndrojnë përsëri në të njëjtin status.

/tesheshi.com/

Previous Post

Euronews: (De)kriminalizimi: Muskuj dhe Para

Next Post

Ambasadori britanik: Jo kandidatë me rekorde kriminale apo të lidhur drejtperdrejte me ta

Next Post
Ambasadori britanik: Jo kandidatë me rekorde kriminale apo të lidhur drejtperdrejte me ta

Ambasadori britanik: Jo kandidatë me rekorde kriminale apo të lidhur drejtperdrejte me ta

TË REKOMANDUARA

ISP, reagim për rastin Kajmaku: KQZ, Bashkia dhe institucionet duhet të reagojnë

ISP, reagim për rastin Kajmaku: KQZ, Bashkia dhe institucionet duhet të reagojnë

8 hours ago
SPAK, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik pezullim nga detyra dhe hetim per korrupsion

SPAK, kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik pezullim nga detyra dhe hetim per korrupsion

4 days ago
Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

4 weeks ago
Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

1 month ago
Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

2 months ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike