Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimin për kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.
Bëhet me dije se Prokuroria e Posaçme i ka bërë kërkesë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për një kopje të formularit të vetëdeklarimit të kryebashkikut të Kuçovës.
Kjo kërkesë vjen pasi mësohet se SPAK ka nisur hetim për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, pasi Hajdari rezulton i dënuar nga drejtësia greke. Ai ka qenë i dënuar nga Greqia për veprën penale “Kalim i Paligjshëm i Kufirit”.
“Për nevoja të verifikimit të kallëzimit nr. 74, datë 24.04.20 dispozicion një kopje e njësuar me origjinalin e dokumentacionit të dorëzuar nga shtetasi Kreshnik Riza Hajdari në kohën e kandidimi të tij për Kryetar Bashkie në zgjedhjet për Organet e Qeverisjes Vendore të datës 30 Qeshor 2019, ku përfshihet edhe formulari i vetëdeklarimit të tij për zbatimin e ligjit nr. 138/2015 “Per garantimin e që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, thuhet në kërkesën e firmosur nga drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani.
Kujtojmë që kryebashkiaku socialist i Kuçovës, Kreshnik Hajdari rezulton i dënuar me gjobë nga drejtësia greke për kalim të paligjshëm të kufirit në vitin 1999.
Hajdari, mesa duket gjatë momenteve të vështira që po kalonte vendin, si shumë shqiptarë të tjerë ka tentuar të emigrojë ilegalisht në Greqi, por është kapur dhe dënuar nga gjykata në Janinë, në atë kohë së bashku me 18 persona të tjerë. Mirëpo kur erdhi dita që ai të kthehej në atdhe, dhe të bëhej kryebashkiak i Partisë Socialiste për Kuçovën, rezulton se Hajdari nuk e ka deklaruar dënimin në Greqi.
Vendimin për dënimin e kryebashkiakut Kreshnik Hajdari, është dhënë në vitin 1999 nga gjyqtari i vetëm i gjykatës penale të Janinës, Nicolaos Raptis. Gjyqtari e ka gjetur fajtor dhe dënuar Hajdarin me 1500 Dhrahmi.
Mirëpo më në marS të këtij viti, pak muaj para zgjedhjeve të 14 majit, Hajdari reagoi në lidhje me lajmin duke thënë se nuk kishte dijeni se ishte gjobitur nga Gjykata e Janinës dhe se nuk ka qenë e detyrueshme për t’u deklaruar.
“Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, masa qortuese që ka dhënë Gjykata e Janinës nuk ka qenë e detyrueshem nga unë për t’u deklaruar si vendim administrativ”, tha ai në reagimin e tij.
Asokohe në moshën 17-vjeçare mora rrugën për të punuar në Greqi si shumë bashkatdhetarë të tjerë. Më ndaluan në kufi dhe menjëherë më kthyen pas në vendlindje”, thotë kryebashkliaku. “Nuk kam pasur asnjë dijeni për veprimet që ka ndërmarrë më pas në mungesë drejtësia greke ndaj meje. E megjithatë edhe sikur të kisha pasur dijeni, 𝗺𝗮𝘀𝗮 𝗾𝗼𝗿𝘁𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗸𝗮 𝗱𝗵𝗲̈𝗻𝗲̈ 𝗚𝗷𝘆𝗸𝗮𝘁𝗮 𝗲 𝗝𝗮𝗻𝗶𝗻𝗲̈𝘀 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝗾𝗲𝗻𝗲̈ 𝗲 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝘂𝗲𝘀𝗵𝗺𝗲 𝗻𝗴𝗮 𝘂𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿 𝘁’𝘂 𝗱𝗲𝗸𝗹𝗮𝗿𝘂𝗮𝗿 𝘀𝗶 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺 𝗮𝗱𝗺𝗶𝗻𝗶𝘀𝘁𝗿𝗮𝘁𝗶𝘃. Gjë që përcaktohet shumë qartë në formularin e Ligjit për Dekriminalizimin, më konkretisht pika 7. Thënë këto, kjo 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗮𝘀𝗽𝗮𝗸 𝗽𝗲𝗻𝗮𝗹𝗶𝘇𝘂𝗲𝘀𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗸𝗮𝗻𝗱𝗶𝗱𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘁𝗶𝗺 si përfaqësues i Partisë Socialiste në Bashkinë Kuçovë. Pra, s’ka asnjë pengesë ligjore”, vijon ai.
Më tej, Kreshnik Hajdari shkruan se kjo masë qortuese nuk ka qenë e detyrueshme për t’u deklaruar, edhe pse ai nuk ka pasur dijeni. Referuar dekriminalizimit, kryebashkiaku thotë se kjo nuk e penalizon.
Kujtojmë që në zgjedhjet vendore të 14 majit, fitues në këtë bashki rezultoi kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari, me 49.79% të votave.
Ndërsa kandidati i koalicioni “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi arriti të siguronte 44.88% të votave. Ilirjan Koxhaj nga Partia Demokratike, mori vetëm 5.33% të votave.
Mirëpo Kolegji Zgjedhor vendosi pak ditë më parë për rinumërimin e 18 kutive me fletët e votimit për Bashkinë e Kuçovës. Rinumurimi do të zhvillohet më 30 qershor. Ankimimi për Kuçovën është bërë nga opozita. Konkretisht, kandidati i “Bashkë Fitojmë”, Lefter Maliqi i cili kërkon shpalljen e pavlefshme të zgjedhjeve të 14 majit.
https://newsbomb.al/fshehu-denimin-ne-greqi-spak-nis-hetimin-per-kryebashkiakun-e-kucoves/