isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Ben Andoni – “Dekriminalizimin”, si po e banalizojnë

Politikës i intereson amullia për interesat e saj dhe mosarsyetimi. Respekti ndaj arsyes e bën dekriminalizimin që të jetë mos jetë banal, ashtu si ekziston frika se do përfundojë.

June 11, 2020
in ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Tre kokat e prera të zyrtarëve prej dekriminalizimit i kanë dhënë pak qetësi relative politikës dhe ambasadorëve të huaj të akredituar në Shqipëri, për të treguar se ekziston një frymë e mirë tashmë që Reforma në Drejtësi po merr jetë. Po përveç viktimave të saj, që janë braktisur menjëherë, e veç avokatëve që tashmë po përpiqen të marrin përgjigje prej instancave më eprore të Drejtësisë, të tjerët thjesht presin.

KQZ-ja pa pritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese ka vendosur për mandatimet e reja në vend të dekriminalizuarve, pa pritur të mbaronin argumentet ligjore! Gjithsesi, rrugëtimi i tre të dëbuarve prej pushtetit ligjvënës dhe atij lokal ka marrë me sa duket udhë pa kthim për t’i dhënë mundësi alibive të rradhës së politikës shqiptare.

Për të ardhur keq është se në realitet, dekriminalizimi, i trumbetuar nga partitë kundër njëra-tjetrës ka treguar sesa pak vlerësohen të Drejtat e Njeriut në vend. Zëri i instancave që përfaqësojnë këto të fundit ka qenë i mekët dhe me ekuivoke, përveç pak zërave të jurisprudencës që e kanë kontestuar hapur.

Logjika e thjeshtë e di se të ashtuquajturit kriminelë nuk mbahen dot larg politikës dhe zgjedhjeve shqiptare sepse ata janë pikat fokale, ku derdhet vëmendja dhe kërkohet ndihma kryesore për fushatat. Për këtë të fundit në këto ditë është shprehur edhe presidenti i republikës, por si zakonisht në mënyrën e tij absurde, që ia bën të lexueshme qëllimet, që me fjalitë e para.

Ndërkohë dekriminalizimi në mënyrën sesi është hartuar prek edhe shumë shqiptarë të thjeshtë, pikërisht ata që politika e të Majtëve dhe e të Djathtëve nuk arriti t’u kërkojë kurrë falje. Fatkeqë të dënuar shumë vite më parë për kundravajtje të vogla, të rinj të papjekur por shpesh edhe viktima, qyqarë të dënuar prej kinse përkthyesve, por edhe të dënuar më kot, që ende mbushin burgjet e vendeve fqinje dhe që problematikat e tyre i marrim vesh në ankesa prej të afërmeve, njësoj pa shpresë. Janë pikërisht këta, paçka se shumë syresh janë rehabilituar shumë vite më pas (jo pak kanë ndërtuar jetë modele pas dënimeve), që i kanë përditësuar më së miri jetët e tyre, që ky ligj po i masakron. Ai u merr ëndrrën për të qenë qytetarë të denjë të këtij vendi, që ka aq shumë nevojë për ndihmën e të gjithë qytetarëve të saj. Si për ironi, sapo dikush e ngre zërin për ta, derdhet urrejtja patologjike e militantëve të partive që akuzojnë, të baltosin dhe që mezi presin të bëjnë bujë.

Por dekriminalizimi dhe personat me precedentë të rrezikshëm, mu ata që mund të riciklohen lidhet me reformën e tashme zgjedhore dhe aftësinë sesa do të mundemi për t’i mbajtur realisht larg. Flitet për ata që kanë rekorde kriminale dhe probleme të mëdha morale-etike. Kjo e fundit një utopi e vërtetë.

Ndërkohë që vetë Ligji i Dekriminalizimit. Kështu si është, është i mbushur me intonime me kushtetutën. Juristët këto i shohin që në deklaratat e formularit të dekriminalzimit e me radhë. Dhe, më shqetësues akoma, është forma sesi ligji nuk përputhet me Konventën e të Drejtave të Njeriut. “Thelbi i Ligjit nuk vihet në vijueshmërinë e detyrimeve të të drejtave të parashikuara në Kushtetutë, në kapitujt e përgjithshëm të të drejtave të njeriut dhe me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut”, është shprehur për median Sokol Hazizaj.

Interferimi i elementëve kriminalë ose me të kaluar kriminale është faj fillimisht i strukturave të partive të mëdha në bazë dhe njësoj fajtor është edhe kryetari i partisë që i emëron. Por më keq se çdo gjë është fakti se persona të tillë, që janë ndihmuar nga politika, sot s’kanë më nevojë të futen në radhët e saj, pasi ata përcjellin individë që varen nga këta dhe që janë më të zotë për të mbrojtur të keqen.

Deri më tani me ngricën që ka filluar mes partive aktuale dhe kushtëzimet nuk pritet të ketë zhvillime të mira në Reformën Zgjedhore, porse një gjë duket qartë se revanshi i partive fillon duke u bazuar me këta persona. Kurse aq vonë sa ka filluar punën reforma priten shumë pak ndryshime thelbësore, që gjërat do funksionojnë në kohën e duhur. Ndaj dekriminalizimi ka shumë gjasë të mbesë në shtrate propagande dhe të mos ketë justifikimin e duhur të logjikës juridike. Politikës i intereson amullia për interesat e saj dhe mosarsyetimi. Respekti ndaj arsyes e bën dekriminalizimin që të jetë mos jetë banal, ashtu si ekziston frika se do përfundojë.

(Javanews)

Previous Post

PS, legjislacioni mbi dekriminalizimin nuk është i plotë

Next Post

Basha: dekriminalizimi si interes kombëtar

Next Post
Basha: dekriminalizimi si interes kombëtar

Basha: dekriminalizimi si interes kombëtar

TË REKOMANDUARA

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

5 hours ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

2 weeks ago
6 vjet hetime: SPAK dërgon 4 zyrtarë në gjykim për krime zgjedhore

6 vjet hetime: SPAK dërgon 4 zyrtarë në gjykim për krime zgjedhore

2 weeks ago
SPAK ben bilancin: 33 zyrtarë të lartë të hetuar, 19 tashmë në gjykim

SPAK ben bilancin: 33 zyrtarë të lartë të hetuar, 19 tashmë në gjykim

2 weeks ago
SPAK mbyll hetimet për deputetin Qani Xhafa

SPAK mbyll hetimet për deputetin Qani Xhafa

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike