Departamenti i Administratës Publike ka për qëllim sigurimin e një shërbimi civil të qëndrueshëm, profesional, të bazuar në meritë, integritet moral dhe paanësi politike. Departamenti i Administratës Publike është institucioni publik përgjegjës për:
- (i) menaxhimin dhe implementin e shërbimit civil në të gjitha institucionet e administratës qendrore;
- (ii) hartimin dhe implementimin e politikave në fushën e pagave dhe ndërtimit të institucioneve të administratës publike; dhe
- (iii) hartimin dhe zbatimin e politikave dhe programeve të përgjithshme të trajnimit të zbatueshme për administratën publike në tërësi.
Departamenti i Administratës Publike kryen këto funksione:
- përgatit dhe mbikëqyr zbatimin e politikave shtetërore në shërbimin civil;
- përgatit projekt-aktet ligjore dhe nënligjore për shërbimin civil; c) mbikëqyr zbatimin e legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore;
- përgatit mendim për çdo projekt-akt të propozuar nga institucionet e tjera që ka të bëjë me marrëdhëniet e punësimit në administratën publike;
- miraton dhe ndjek zbatimin e programeve të trajnimit në shërbimin civil;
- përgatit planin vjetor të pranimit për institucionet e administratës shtetërore;
- përfaqëson, së bashku me Ministrinë e Financave, Këshillin e Ministrave në negociatat dhe konsultimet për kushtet e përgjithshme të punës në shërbimin civil me sindikatat ose përfaqësuesit e nëpunësve civilë;
- administron Regjistrin Qendror të Personelit;
- mbështet dhe siguron këshillimin e institucioneve në zbatim të këtij ligji;
- përgatit udhëzime të përgjithshme dhe manuale për të garantuar zbatimin e unifikuar të legjislacionit të shërbimit civil në institucionet e administratës shtetërore; i paraqet Kryeministrit, me propozim të institucioneve të administratës shtetërore, strukturën dhe organikën e tyre, në përputhje me dispozitat ligjore për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë;
- në përputhje me legjislacionin në fuqi, harton dhe bashkëpunon për strukturën e pagave për nëpunësit dhe punonjësit e administratës publike, qendrore dhe vendore; i) ushtron çdo kompetencë të dhënë nga ky ligj apo në bazë të tij.
Drejtuesit e drejtorive përkatëse:
- Znj. Albana KOÇIU – Drejtor i Departamentit të Administratës Publike
- Znj. Agathi Kuramano- Drejtor, Drejtoria e Procedurave të Rekrutimit në Shërbimin Civil
- Znj. Enkela Dudushi- Drejtor, Drejtoria e Politikave dhe Zhvillimit të Administratës Publike
- Z. Ened Kercini –Drejtor, Drejtoria e Programeve të Reformës në Administratën Publike
- Znj. Marcela Kërëku- Drejtor, Drejtoria e Integritetit, Mbikqyrjes dhe Ankesave Administrative e Gjyqësore