Baza ligjore? Formulat e dekriminalizimit duhet të jenë publike: çdo institucion përgjegjës duhet t’i publikojë ato në faqen online, me akses publik për qytetarët dhe të interesuarit.
Problemi? Shumica e institucioneve, përfshirë edhe institucionet qendrore, nuk kanë rifreskuar deklarimet e dekriminalizimit, si dhe nuk kanë publikuar formularët e rinj. KQZ ka humbur aksesin në database të formularëve të zgjedhjeve përpara vitit 2021.
Rekomandimi? Institucionet duhet të respektojnë ligjin, Kuvendi duhet tu adresohet secilit institucion të respektojë detyrimet për formularët online. Transparenca rrit besimin dhe është zgjedhje përballë çdo forme të abuzimit apo mungesës së llogaridhënies publike.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).