Cila është rëndësia e integritetit në politikë?

Cilat janë standardet e mira nga Finlanda dhe Estonia?

A mund të shërbejnë modelet perëndimore si modele referuese në realitetin shqiptar?

Cili është bilanci i dekriminalizimit?

E drejta ligjore dhe e drejta morale, politikanët e inkriminuar apo me rekorde negative integritet duhen larguar përmes forcës (ligjit) apo votës (vullnetit)?

A ka kapacitetet shoqëria shqiptare të zgjedhë kandidatë me integritet?

A mundet Shqipëria të krijojë një demokraci më konkurruese dhe funksionale, të bazuar në vlera morale dhe standarde integriteti?

A përbën demokratizimi i partive një hap thelbësor drejt integritetit?

Cili është roli i të rinjve, studentëve dhe shoqërisë civile? Cilat janë sfidat prioritare të Shqipërisë në procesin integrues?

Për këto dhe tema të tjera u diskutua në forumin me studentë të drejtësisë dhe shkencave politike “Integriteti në përfaqësim: praktikat në Shqipëri dhe Finlandë”, zhvilluar në EPOKA University, organizuar në partneritet nga IDEA International, Rule of Law Centre of Finland dhe Instituti i Studimeve Politike (ISP). Referuesit, Prof. Kimo Nuotio, Drejtor i Institutit të Kriminologjisë dhe Studimeve Ligjore të Universitetit të Helsinkit; Zonja Tuija Brax, Drejtore e Rule of Law Centre of Finland, Ish-Ministre e Drejtësisë; Prof. Afrim Krasniqi, drejtues i Instituti i Studimeve Politike; Zonja Elvana Kurti, koordinatore e International IDEA në Shqipëri, si dhe Prof. Lisien Bashkurti, dekan i drejtësisë dhe shkencave sociale diskutuan për 90 minuta me studentë lidhur me tematikat e mësipërme.
Për ISP aktiviteti zhvillohet në kuadër të angazhimit në projektin “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga
National Endowment for Democracy (NED)