Detyrimi ligjor? Ligji 23/2015 përcakton mandate 3 vjeçare për ambasadorët në ushtrimin e detyrës në drejtimin e misioneve dhe ambasadave jashtë vendit.
Problematika? Gjatë dekadës së fundit shumica e ambasadorëve dhe diplomatëve kanë tejkaluar dy ose trefish mandatin kohor ligjor, duke krijuar një sistem jo efektiv karriere, meritokracie dhe promovimi në këtë shërbim, si dhe standardet e integritetit në diplomaci janë injoruar.
Zgjidhja? MEPJ dhe qeveria duhet të propozojnë emërime të reja të plota sipas ligjit në krye të misioneve diplomatike në botë. Parlamenti duhet të forcojë rolin mbikëqyrës dhe Presidenti duhet të trajtojë me prioritet rotacionin apo emërimet e ambasadorëve, duke siguruar transparencë, meritokraci dhe integritet.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).