Prokuroria e Posaçme nuk heq dorë nga kërkesa për të arrestuar kandidatin e LSI në Tiranë në zgjedhjet e 25 prillit, Etion Joka, i cili u kap në video teksa u jepte para votuesve. Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi masën, ndërsa i ka kërkuar policisë të arrestojë Jokën. Pas publikimit të videos, ku dyshohet se bënte pazar për blerje votash, Etion Joka e ka mohuar akuzën duke thënë se gjithçka është e sajuar ndërkohë që është shpallur në kërkim.
Pas arrestimit ne tetor 2021 kandidati i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Tiranën, Etion Joka është lënë i lirë nga GJKKO duke e lënë atë në ‘arrest shtëpi”. Ky vendim i gjykatës ka ardhur në kundërshtim me kërkesën e SPAK, që kërkonte lënien e tij në burg. SPAK pritet që javën tjetër t’i drejtohet GJKKO me një kërkesë gjykimi.
Gjykata vendosi ta lërë Jokën në “arrestimi shtëpi”, pasi sipas policisë ai është vetëdorëzuar dhe jo arrestuar. Ndaj 32-vjeçarit ishte caktuar masa ‘arrest me burg’ në mungesë. Joka u filmua duke i dhënë qytetarëve 100 dollarë në këmbim të votës vetëm dy ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Etion Joka, kandidat i LSI në Njësinë nr. 1 në Tiranë u reklamua nga LSI si një prej të rinjve më premtues. Ai mori vetëm 320 vota në zgjedhjet e 25 Prillit, ndërsa ishte shpallur në kërkim.