Shtatë vite pas miratimit të ligjit 138/2015 Shqipëria përballet ende me nevojën dhe kërkesën për integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike. Një numër i lartë zyrtarësh janë larguar nga postet, kriteret e rekrutimit janë forcuar dhe disa të zgjedhur në parlament dhe qeverisjen vendore kanë humbur mandatet.
Dekriminalizimi po funksionon. Shqipëria nisi bisedimet për anëtarësim në BE. Interesat shtetërore, publike dhe rrugëtimi drejt shtetit të së drejtës e demokracisë funksionale kërkojnë reflektim, qasje të re dhe reforma serioze.
Sfida e radhës mbetet jetësimi i dekriminalizimit dhe parimeve të integritetit si standard unik dhe i patjetërsueshëm për çdo institucion publik dhe shtetëror.
Për këtë:
• Kuvendi duhet të përmbushë detyrimet dhe të ushtrojë kontroll mbi zbatimin integral të ligjit;
• Qeveria duhet të krijojë sistem transparent dhe meritokracie për karrierë;
• Institucionet kushtetuese dhe publike duhet të kenë sistem parandalimi dhe database publike të burimeve njerëzore;
• Prokuroria duhet të verifikojë çdo indicie të shkeljes e abuzimit me ligjin;
• Zgjedhjet duhet të paraprihen nga verifikimet e hershme shteruese;
• Partitë duhet të aplikojnë standardet e integritetit në strukturat e tyre;
• Media duhet të jetë më aktive në monitorim dhe denoncim të rasteve.
Koha për politikë dhe zyrtarë të pastër. Koha për transparencë dhe llogaridhënie.
Ky material është përgatitur me mbështetjen financiare të NED. Pikëpamjet e shprehura janë përgjegjësi vetëm e ISP.