Detyrimi ligjor? Nëpunësit civilë, nëpunësit publikë dhe stafet politike në institucione duhet të emërohen dhe zgjidhen mbi bazën e meritokracisë, transparencës dhe integritetit.
Problematika? Një numër i madh skandalesh korruptive që përfshijnë nëpunës të lartë publikë dhe stafe politike të zyrtarëve të lartë hedhin dyshime serioze mbi integritetin e procesit të emërimeve dhe promovimeve në karrierë, si dhe ndikimet korruptive e klienteliste në këtë proces.
Zgjidhja? Qeveria duhet të garantojë transparencë, integritet dhe llogaridhënie për emërimet politike. DAP duhet të forcojë standardet e meritokracisë dhe konkurrencës. Komisioni i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil duhet të jetë më aktiv për parandalimin e çdo emërimi që vjen ndesh me parimet e dekriminalizimit, integritetit dhe mirëqeverisjes.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).