Detyrimi ligjor? I gjithë stafi akademik e drejtues i Shkollës së Magjistraturës duhet të certifikohet përmes sistemit të vetingut. Asnjë subjekt i larguar nga vetingu nuk mund të emërohet në këtë institucion.
Problematika? Stafi akademik dhe drejtues i Shkollës së Magjistraturës është emëruar pa kaluar procesin e vetingut sipas ligjit, si dhe në dy raste institucioni ka emëruar subjekte të larguara për shkak të vetingut në drejtësi.
Zgjidhja? Kuvendi duhet të ushtrojë kontroll kushtetues dhe ligjor mbi Shkollën e Magjistraturës. KPK dhe KPA duhet të përfshijnë me prioritet kryerjen e vetingut për të gjithë stafin, si dhe vetë Shkolla duhet të largojë subjektet e rrëzuara për shkak të vetingut në drejtësi.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).