isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Kandidatët e “infiltruar” të krimit” dhe sfidat e integritetit

Gazetarja Esiona Konomi vlereson se afrimi i zgjedhjeve lokale është një moment i mirë për tu bërë apel partive politike të zgjedhin individët më të denjë për të përfaqësuar komunitetet.

January 21, 2023
in LAJME, RAPORTE DHE PUBLIKIME, RAPORTIME NE MEDIA

Ligji i dekriminalizimit ka bërë që partitë të jenë shumë më të vëmendshme se më përpara teksa zgjedhin skuadrat e tyre garuese në zgjedhje. Megjithëkëtë, “meraku” kryesor i subjekteve elektorale ka qenë që kandidati apo kandidatët të jenë “të pastër me letra”. Thënë kjo, partitë janë mjaftuar që ata që kandidojnë të mos kenë mëkate të dokumentuara, dhe janë të gatshëm që për hir të fitores, të mbyllin sytë e të bëjnë kompromis me ata emra të cilëve jua dinë të shkuarën e errët, por që “për shtetin”, sic e quajnë ata, janë të pastër. Sot një person që ka kryer një krim, nuk kandidon dot personalisht. Përpara vitit 2015, “burrat e fortë” të botës së krimit, nuk e vrisnin mendjen të bëheshin edhe “të fortët e parlamentit” apo bashkive. Megjithkëtë, krimi nuk ka hequr dorë. Ai nuk divorcohet nga politika, dhe për këtë, ka sofistikuar rrugët.

Kandidatët “shpërthyes”

Gjatë zgjedhjeve të pjesshme lokale, ndjekësit e vëmendshëm të politikës u habitën se si një mësues anonim, pa karrierë politike as lokale as qëndrore, madje pa asnjë protagonizëm në komunitet, u kandidua për një prej bashkive më të mëdha në vend. Reporterët gërrmuan mbi motivet që e bënë mësuesin kryebashkiak, e nën zë, aktorët politikë të zonës, konfirmuan se ai mbështetej nga një grup kriminal dominues në atë territor, i cili kishte garantuar kandidimin dhe fitoren.

I njëjti fenomen u vu re në partinë kundërshtare, ku një person problematik vendosi në listën për deputet vëllain  e tij, në pamundësi për të qenë vetë kandidat. Vëllai u shpall fitues dhe sot është anëtar i Kuvendit. Kjo tregon se nuk mjafton ky ligj e ndoshta nuk do të mjaftojnë as dhjetra ligje të tjera për të penguar interferencat e krimit në politikë. Duhet vullneti i vetë partive, forumeve të tyre dhe sidomos liderëve, për tu ndarë nga influencat e grupeve të errëta. Ligji i dekriminalizimit ka frenuar në nivel maksimal përfshirjen e drejtpërdrejtë të personave me probleme penale në postet e larta, por ligji nuk i pengon partitë që familjarët e këtyre personave, miqtë apo të besuarit e tyre të zgjidhen apo të emërohen dhe të punojnë për llogari të këtyre njerëzve. Ata nuk ndalohen me ligj, ndalohen me vullnet politik.

“Inkriminimi i grave”

Rrjeta e dekriminalizimit nuk ka kapur deri më tani asnjë zyrtare femër. Të shkarkuarit nga parlamenti, bashkitë, këshillat bashkiakë apo funksione të tjera të larta shtetërore, janë të gjithë meshkujt. Megjithëkëtë, në shumë poste drejtuese, përfshirë edhe për parlamentin apo bashkitë, janë kandiduar zonja “të pafajshme”, mbas të cilëve fshihen fise të fortësh, vëllezër apo bashkëshortë që nuk do tu lejohej përmes ligjit të dekriminalizimit të kandidonin vetë.

Kjo tipologji mund të shquhet lehtë, kur zonjat vijnë nga një karrierë e mëparshme anonime. Ato nuk kanë qenë më herët aktive në jetën lokale apo qëndrore të partisë që i kandidon, nuk kanë pasur asnjë profil të lartë në komunitet si psh profesioniste të spikatura, apo aktiviste të shoqërisë civile. Dhe papritur, kur afron data e dorëzimit të kandidaturave, shfaqen emra të cilat nga jeta familjare nominohen për në këshill bashkiak, për në krye të bashkisë apo për në parlament. Kjo nuk është e paligjshmem, por vendos në pikëpyetje moralin e subjekteve zgjedhore dhe vullnetin real të vetë atyre për tu garantuar zgjedhësve përfaqësues dinjitozë, dhe jo përfaqësues të interesave politikë e ekonomikë të fiseve apo klaneve që garantojnë vota.

Paratë e “ngrohta” të krimit

Garantimi i vendeve të sigurta fitues për “ushtarët e tyre” është vetëm njëra formë që krimi përdor për të kontrolluar politikën. Rruga tjetër, më e vështirë për tu kapur nga filtrat e verifikimit, është financimi i drejtpërdrejtë apo i tërthorte i vetë partive apo funksionarëve të lartë të saj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, edhe pse ka një rol kontrollues për burimet financiare të subjekteve zgjedhore, nuk e bën dot hetimin e burimit.

KQZ ka një kapacitet të kufizuar në këtë drejtim. Ndoshta, jo për faj të saj. Ligji ju jep disa të drejta që janë të pamjaftueshme për hetim të thelluar, e po ashtu, burimet njerëzore që sot ka Komisioni e kanë të pamundur të kontrollojnë burimin fillestar të parave. U bë një përpjekje e mirë për të kufizuar paratë që merren nga privatët në raport me paratë që jep shteti në fushatë, por krimi nuk e financon politikën në rrugë formale aq sa t’i kapë auditi i licencuar.

Afrimi i zgjedhjeve lokale është një moment i mirë për t’i nënvizuar të gjithë këta elementë, dhe për tu bërë apel partive politike të zgjedhin individët më të denjë për të përfaqësuar komunitetet.

Ky artikull është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).

Previous Post

Integriteti në diplomaci? Shumica e emërimeve jashtë mandatit kohor ligjor

Next Post

ISP: Bilanci i dekriminalizimit 2015-2022 dhe sfidat kryesore për zgjedhjet & institucionet

Next Post
ISP: Bilanci i dekriminalizimit 2015-2022 dhe sfidat kryesore për zgjedhjet & institucionet

ISP: Bilanci i dekriminalizimit 2015-2022 dhe sfidat kryesore për zgjedhjet & institucionet

TË REKOMANDUARA

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

19 hours ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

3 days ago
SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

SPAK, 87 kallëzime penale për krime zgjedhore për 2025

3 days ago
Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

3 weeks ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike