“Kandidat” është një shtetas shqiptar, i regjistruar si kandidat për deputet, në përputhje me Kodin Zgjedhor, për të cilin do të votohet në zgjedhje.
Subjekt zgjedhor mund të jetë edhe një shtetas shqiptar me të drejtë vote, i cili propozohet si kandidat për deputet apo për organet e qeverisjes vendore nga një grup zgjedhësish, sipas përcaktimeve të bëra në Kod. Kandidat është shtetasi që plotëson kushtet e parashikuara në nenet 45 dhe 69 të Kushtetutës dhe që regjistrohet si kandidat për deputet në KQZ.