No Content Available
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organi kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkeljet e ligjit zgjedhor.
KAS shqyrton dhe zgjidh në rrugë administrative ankesat ndaj akteve të Komisionerit dhe KZAZ-ve. Me kërkesë të Komisionerit vendos masat disiplinore ndaj zyrtarëve zgjedhorë apo sanksione administrative kundër personave/ subjekteve zgjedhore që kryejnë kundërvajtje administrative në lidhje me zgjedhjet.
Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 59/2020, zgjodhi anëtarët e KAS:
- Z. Elvin LAKO – Anëtar
- Z. Elvis ÇEFA – Anëtar
- Z. Ilirjan RUSMALI – Anëtar
- Z. Koli BELE – Anëtar
- Z. Ledio BRAHO – Anëtar