No Content Available
Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet.Rregullatori ndër të tjera ka kompetencë të miratojë rregulla të detajuara për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, rregullat dhe udhëzimet për njehsimin dhe përmirësimin e praktikave zgjedhore, si dhe për veprimtarinë e institucioneve publike në shërbim të zgjedhjeve.
Kuvendi i Shqipërisë me vendimin nr. 58/2020, zgjodhi anëtarët e Komisionit Rregullator:
- Zj. Ilirjana NANO – Kryetare
- Z. Arens ÇELA – Anëtar
- Z. Dritan ÇAKA – Anëtar
- Zj. Helga VUKAJ – Anëtar
- Z. Muharrem ÇAKAJ – Anëtar