Nga verifikimi i të dhënave në Formularin e vetëdeklarimit të z. Ertor Ndreu, rezulton se ka deklaruar se është dënuar 4 vjet me vendim të formës së prerë nga gjykata Athinë, për veprën penale plagosje,
Në zbatim të ligjit nr.138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike” dhe germa c, e pikës 3, Kreut V, të vendimit të Kuvendit nr. 17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr.138/2015”, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresat nr. 2452/56 prot. dt. 04.04.2017 ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes gjyqësore dhe me shkresën nr. 2452/57 prot., dt. 04.04.2017 ka kërkuar informacion nga zyra e gjendjes civile.
Nga ana e zyrës së gjendjes gjyqësore me shkresën nr. 1449/1, datë 07.04.2017 është dërguar verifikim i gjendjes gjyqësore për Z. Ertor Ndreu, nga ku rezulton se subjekti vetëdeklarues z. Ertor Ndreu është i padënuar. Për sa i përket ndalimeve të parashikuara në nenin 2, pika 2 të ligjit nr.138/2015, për vepra penale të kryera jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, KQZ nuk ka kompetencën për të kryer verifikime. Pas verifikimit të formularit në përputhje me nenin 15, pika 1 të ligjit 138/2015 dhe Kreu VI, pika 6 Kreu V, pika 3, germa “b” e Vendimit të Kuvendit 17/2016, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve me shkresën nr. 2254 prot. datë 20.04.2017 vendosi t’ia kaloj rastin për kontroll të thelluar Prokurorisë së Përgjithshme. Organi i Prokurorisë se Përgjithshme, vendosi të miratojë rezultatet e verifikimit duke vlerësuar se subjekti deklarues, Ertor Ndreu, përfshihet në fushën e veprimit të nenit 2, pika 1 germa ”c” si dhe neni 2, pika 2, germa “b” të Ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall mozgjedhshmërinë si anëtar në Këshillin e Bashkië Mirditë të kandidatit të radhës në listën shumemërore të Partisë Demokratike, Bashkia Mirditë, Z. Ertor Ndue Ndreu.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: