KQZ pas shqyrtimit të rezultateve të verifikimit nga Prokuroria e Përgjithshme vlerëson se për sa i përket procedurave të ndjekura për rezultatet e verifikimit në lidhje me të dhënat në formularin e deklarimit, referuar pikes 1 dhe 2 të nenit 8 të ligjit 138/2015 dhe pikës 5 të Kreut V të vendimit 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë, është kompetencë e Prokurorisë së Përgjithshme.
Prokuroria e Përgjithshme, ka kryer verifikimin e të dhënave dhe referuar informacionit të ardhur nga Interpol/Romë/Itali, ka konstatuar se funksionari Gledion Rahovica është raportuar për veprën penale, “Vjedhje dyqani”. Duke qenë se funksionari është përgjigjur me jo pyetjes 3 dhe 4 të formularit të vetëdeklarimit “A keni qenë ndonjëherë në hetim apo ne gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e një vepre penale?” dhe “A keni qenë ndonjëherë i ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e një vepre penale”, rezulton se ai nuk ka deklaruar se ndaj ti ka patur hetim, ndalim, apo gjykim nga autoritetet ligj zbatuese Italiane.
Personi i cili sipas autoriteteve Italiane eshte raportuar për veprën penale të marrjes së mallrave të vjedhur ka përdorur të dhëna identiteti (Kusta Mina, lindur më 21.12.1978) të cilat nga analiza e gjurmëve të gishtave përputhen me të dhënat aktuale të z. Gledion Rahovica.
Nga shqyrtimi i formularit të vetëdeklarimit funksionari në rubrikën 2 të tij nuk ka deklaruar përdorimin e gjenealiteteve të tjera. Sipas rubrikës “B” të formularit funksionari publikë ka patur detyrimin të deklarojë gjeneralitet të mëparëshme të ndryshuara zyrtarisht apo që janë përdurur nga funksionari edhe pa i ndryshuar zyrtarisht.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: