KQZ, me vendimin nr. 11, datë 20.05.2016, evidentoi funksionarët publikë që nuk kanë depozituar formularin e vetëdeklarimit pranë KQZ-së brenda afatit ligjor. Sipas këtij vendimi të KQZ-së, znj. Iliada Toshi në funksionin e këshilltarit bashkiak, nuk e ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda datës 4 maj 2016.
Në bazë të nenit 15, pika 2 të ligjit 138/2015, dhe pikës 4 dhe 6, të kreut VI të Vendimit të Kuvendit Nr.17/2016 “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015, “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, funksionarët publikë të cilët nuk e kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit brenda afatit ligjor, organi përgjegjës e trajton këtë rast si refuzim për të deklaruar dhe funksionari trajtohet sikur të ketë rezultuar në një nga rrethanat që përbën kusht për ndalimin e zgjedhjes apo emërimit të tij në funksionin publik.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall të pavlefshëm mandatin dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të anëtarit të këshillit të Bashkisë Maliq për znj. Iliada Arti Toshi.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu:
Vendim për refuzim të formularit të dekriminalizimit – Iliada Toshi