SPAK ka çelur çështjen penale ndaj kryebashkiakut socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla i cili akuzohet për korrupsion në zgjedhje, gjtihashtu ai po hetohet për korrupsion me fondet e rindërtimit, pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.
Ditën e sotme në seancën e parë ndaj kryebashkiakut të Rrogozhinës, Edison Memolla avokatët dhe prokurorët parashtruan kërkesat e palëve. Avokatët e kryebashkiakut të Rrogozhinës i kërkuan gjykatës pafajësi e Memollës duke arsyetuar se nuk përben fakt penal.
Sipas mbrojtjes mungojnë provat që të një ngrihet akuzë e tillë. Po ashtu bisedat telefonike që ka bërë më shtetasen më fjalë nuk rezulton e administruar në provat që prokuroria ka paraqitur. Ata thanë se në kohën kur është bërë videoregjistrimi Memolla ka qenë nënkryetar i bashkisë sa Rrogozhinës dhe jo kryetar dhe duke u nisur në këto rrethana nuk kishte dijeni nëse do ishte ai kandidati për bashki.
Mbrojtja e Memollës ka kërkuar që si dëshmitarë të thirren shtetasit Hatixhe Daja, Nazmie Daja, Sadushe Sharka, gjithashtu dhe të kërkohet nga Syri TV të sjellin personin që ka montuar materialin për tu provuar nëse ka montime në regjistrim.
Ndërkohë avokati Ledio Nuraj i cili është mbrojtësi i Ndriçim Tafxhatës, duke rrëzuar Hatixhe Dajën për pretendimet e saj që ka takuar klientin e tij me qëllim për të votuar koalicionin PD-LSI.
Për dëshmi kërkohet të thirrët Hekuran Xhani, Ilir Kasa , Indrit Dedja, Hatixhe Daja, Sadush Sharka, Ndriçim Tafxhafa. Prokurori i SPAK Edvin Kondili kërkoi gjykatës të mos pranohen dy kërkesa e para për thirrjen e montazhierit të Syri TV dhe thirrjen e shtetasve Xhanit, Kasa dhe Dedja.
Në fund gjykata vendosi të lë në fuqi kërkesën e prokurorit Kondili për të mos thirrur personat në fjalë si dhe pjesërisht kërkesat e avokatëve lidhur me dëshmitarëve seanca e radhës u la më 11 prill ora 13;00. Në këtë seancë do të dëshmojë 3 dëshmitarë.
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, po heton kryebashkiakun socialist, Edison Memolla edhe për pastrim parash. SPAK ka nisur verifikimet për kryebashkiakun e Rrogozhinës, pasi Italia ka sjellë dosjen në ngarkim të tij dhe të afërmve të tij, lidhur me transaksionet e dyshimta të bëra në shtetin fqinj.
Autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare, janë vënë në ndjekje të një transferte të dyshimtë prej 1 milion eurosh, që dyshohet se i përket pikërisht lidhjeve të afërta të kryebashkiakut Memolla.
Për këtë arsye pala italiane ka kërkuar nga drejtësia shqiptare që të verifikojë pasuritë e Memollajt.
Ndërkohë, theksojmë se një tjetër process gjyqësor është duke vijuar për kryebashkiakun ende në detyrë të Rrogozhinës. Edison Memolla është nën akuzë për korrupsion në zgjedhjet.
https://newsbomb.al/seanca-per-kryebashkiakun-e-rrogoxhines-pranohet-kerkesa-per-thirrjen-e-deshmitareve