Standardi? Parlamenti ka miratuar standardet e integritetit në legjislacionin e dekriminalizimit
dhe të Kodit të Sjelljes. Në praktikat e mira parlamentare standardet dominojnë mbi procedurat
teknike në funksion të politikës së pastër.
Problematika? Një politikan i lartë vijon prej 6 muajsh të jetë në kërkim ndërkombëtar i akuzuar
për korrupsion dhe shpërdorim të detyrës. Ai gëzoi privilegjet parlamentare dhe politike
paravësisht situatën ligjore dhe precedentit të krijuar.
Zgjidhja? Kuvendi dhe partitë parlamentare duhet të reformojnë aktet e brendshme
rregullatore në mënyrë që zyrtarët e zgjedhur të jenë realisht llogaridhënës dhe të përballen
me ligjin kur ata kryejnë akte antiligjore.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të
zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga
Institutit i Studimeve Politike (ISP).