isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Ligjërimi mbi dekriminalizimin dhe integritetin i dominuar nga akuzat reciproke politike

Raporti i monitorimit të ligjerimit publik dhe politike për periudhën qershor-shtator 2023 (nga .E.Dervishaj, ISP)

October 28, 2023
in LAJME, RAPORTE DHE PUBLIKIME

Standardet e dekriminalizimit dhe të integritetit janë të lidhura me nevojën dhe sfidën e Shqipërisë për politikë e zyrtarë të pastër. Nëse kriteret e dekriminalizimit kanë referenca ligjore ato të integritetit janë më shumë parime etike dhe deklarative, jetësimi i të cilave kërkon vullnet politik dhe suksesi i të cilave kërkon mbështetje e besim publik. Një prej treguesve që masin besimin publik është edhe reflektimi i këtyre standardeve në ligjërimin politik dhe publik.

Stafi i Instituti i Studimeve Politike (ISP) kreu monitorimin e ligjërimit politik gjatë periudhës Qershor-Shtator, 2023, si pjesë e projektit “Promovimi i transparencës dhe llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur” mbështetur nga NED (National Endowment for Democracy). Monitorimi u shtri në të gjitha mediat kryesore televizive (TCH, Klan TV, Vizion Plus, News 24, Ora News, A2, Abc News, etj), kryesisht në qëndrimet editoriale dhe në lajmet kryesore të ditës. Gjithashtu u monitoruan portalet kryesore, si dhe mediat e shkruara Panorama, Gazeta Shqiptare, Shekulli dhe Dita.

Monitorimi ishte sasior dhe cilësor, bazuar në matjen e numrit të deklarimeve dhe raportimeve ashtu edhe ne vlerësimin përmbajtësor të tyre. Periudha e monitorimit përfshin atë tre mujore, qershor-shtator 2023, gjatë të cilës nuk ka pasur zhvillime të rëndësishme politike por ka pasur akte të rëndësishme që lidhen me politikanë dhe zyrtarë të veçantë. Raporti paraqet mënyrën sesi janë pasqyruar këto raste dhe nivelin e reagimit të politikës, medias dhe institucioneve. Gjetjet e raportit dhe rekomandimet e mundshme do të jenë publike dhe në ndihmë jo vetëm të diskutimit të problematikave aktuale, por edhe të ecurisë së projektit që ISP po zbaton me mbështetjen e NED për vitet në vijim 2023-2025.

 

Gjetjet kryesore

I. Dekriminalizimi dhe standardet e integritetit vijojnë të jetë temë dominuese në ligjërimin publik dhe politik. Gjatë muajve në monitorim me to janë të lidhur edhe debatet mbi “non grata”, një proces që vijon të ketë ndikim për sa kohë opozita është e drejtuar nga një politikan pjesë e listës amerikane dhe britanike në qëndrimet e tyre kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor.

II. Prokuroria e Përgjithshme dhe KQZ nuk kanë arritur të ofrojnë informacione cilësore dhe shteruese mbi kandidatët e supozuar të inkriminuar dhe as të ndryshojnë apo të ndikojnë në kurbën e diskursit politik e publik mbi këtë temë. Mungesa e një institucioni të besueshëm dhe efektiv referues, lejon që secila palë të arsyetojë mbi rastet,emrat dhe raportimet kritike në mënyrë deklarative, subjektive dhe me sistem vlerësimi më shumë politik sesa ligjor.

III. Burimi kryesor i referimit vijon të jetë SPAK dhe vendimmarrjet e tij. Vendimet më të rëndësishme të kësaj periudhe janë ato lidhur me ish zv/kryeministrin A.Ahmetaj, deputet, i cili është shpallur në kërkim për korrupsion dhe abuzim me detyrën, si dhe ish kryetari i bashkisë Kukës S.G, i cili tashmë ndodhet në burg në pritje të gjykimit.

IV. Nuk ka dallim midis raportimeve të medias dhe ligjërimit të politikës, media shfaqet si zgjatim i politikës dhe reflektim i saj, studiot e debateve janë të përbëra nga politikanë dhe analistë, të cilët diskutojnë me të njëjtat argumente e tone mbi këto problematika. Kjo situatë ka dobësuar rolin e medias, si dhe ka krijuan imazhin se politika kontrollon gjithçka, përfshirë median.

V. Çdo mesazhi perëndimor (BE dhe SHBA) për politikë të pastër dhe antikorrupsion, të dekriminalizimin dhe integritetin bëhet gjithnjë burim kryesor në media dhe në debatet politike. Palët i lexojnë këto mesazhe në mënyrë të njëanshme, duke përftuar politikisht prej tyre dhe njëherësh duke refuzuar përgjegjësive e mundshme të tyre.

VI. Ligjërimi mbi dekriminalizimin dhe integritetin vijon të jetë i bazuar në retorikë denigruese dhe akuza reciproke,ndërkohë që sondazhet e botuara në media tregojnë se është rritur ndjeshëm mosbesimi i publikut tek politika dhe perceptimi se të gjithë janë njësoj, të korruptuar dhe të pareformueshëm.

VII. Asnjë parti nuk ka distancuar nga strukturat e saj ndonjë individ politik që është dënuar nga gjykatat ose është nën arrest e hetim serioz, partitë refuzojnë konferencat e shtypit dhe transparencën për vendimmarrjet e tyre, – tregues se partitë e përdorin ligjërimin dhe median për t`ju larguar përgjegjësisë, jo për tu përballur me të.

VIII. Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme dhe në sektorë të tjerë, vijojnë të reflektojnë të njëjtën kurbë ligjërimi, – drejtuesit e rinj premtojnë veting, standarde integriteti dhe luftë ndaj korrupsionit, meritokraci dhe transparencë, – tregues që indirekt pranohet se nuk janë respektuar nga drejtuesit e mëparshëm, ndërkohë që zyrtarët e shkarkuar emërohen në poste të larta në parti dhe në parlament, pra asnjë nuk mban përgjegjësi dhe nuk ka një sistem matje të kësaj përgjegjësie apo të reflektimit mbi bilancin e punës, gabimet dhe vlerësimet. Retorika e vitit zero vijon të përsëritet, por propozimet që bëhen janë thuajse identike, jo reformatore dhe pa asnjë garanci se do të kenë produkt tjetër nga ai i paraardhësve.

IX. Partitë kryesore patën disa aktivitetet zgjedhore të brendshme prej të cilave më shumë rëndësi e vëmendje mori diskutimi mbi emra të përjetshëm sesa debati mbi transparencën, llogaridhënien, reformimin, sistemin e meritokracisë, standardet etike apo atë të demokracisë së brendshme funksionale.

Raporti i plotë mund te sigurohet permes kontaktimit direkt te ISP ne [email protected]

 

Previous Post

SPAK çon për gjykim dy të akuzuar për korrupsion / shitblerje votash

Next Post

Dekriminalizimi dhe integriteti: Raport me gjetje dhe rekomandime 2021-2023

Next Post
Dekriminalizimi dhe integriteti: Raport me gjetje dhe rekomandime 2021-2023

Dekriminalizimi dhe integriteti: Raport me gjetje dhe rekomandime 2021-2023

TË REKOMANDUARA

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me studentë në “Marin Barleti”, dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

8 hours ago
Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

Arrestimi i parë për krim zgjedhor 2025: 500 euro për një votë

2 weeks ago
6 vjet hetime: SPAK dërgon 4 zyrtarë në gjykim për krime zgjedhore

6 vjet hetime: SPAK dërgon 4 zyrtarë në gjykim për krime zgjedhore

2 weeks ago
SPAK ben bilancin: 33 zyrtarë të lartë të hetuar, 19 tashmë në gjykim

SPAK ben bilancin: 33 zyrtarë të lartë të hetuar, 19 tashmë në gjykim

2 weeks ago
SPAK mbyll hetimet për deputetin Qani Xhafa

SPAK mbyll hetimet për deputetin Qani Xhafa

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike