Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) është partia e tretë politike më e madhe në vend. Ajo ka qenë votuese e ligjit të dekriminalizimit dhe mbështetëse më pas e tij. Vetë LSI është penalizuar gjatë legjislaturës së kaluar duke humbur dy mandate parlamentare, por edhe për shkak të të njëjtit ligj mori një mandat më shumë në periudhën e fundit të legjislaturës së kaluar në qarkun Lezhë.
Në deklarimet publike LSI është shprehur se “dekriminalizimi është një standard i panegociueshëm i LSI-së dhe para ligjit të gjithë janë të barabartë. Mbështetje të plotë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimit. Përpara ligjit të gjithë janë të barabartë. Dekriminalizimi i plotë është garanci për reformën në drejtësi. Zbatimi i këtij ligji është premisa bazë për zgjedhjet e lira dhe të ndershme”
Lista e plotë mund të lexohet & shkarkohet këtu: