SHBA dhe partnerë të tjerë perëndimorë të Shqipërisë janë të ftuar të jenë monitorues të procesit zgjedhor në Shqipëri. Ky rol u njeh atyre të drejtën të japin vlerësime mbi standardet zgjedhore.
Problemi? Mesazhet perëndimore për kandidatë me integritet, kundër tregtimit të votës dhe përdorimit të burimeve shtetërore në fushatë, si dhe për standarde zgjedhore kontestohen ose injorohen nga aktorë të ndryshëm politikë.
Rekomandimi? Mesazhi amerikan dhe i BE duhet të lexohen dhe të mirëpriten nga aktorët politikë dhe qytetarët. Interesi i tyre është progresi i Shqipërisë, demokracia funksionale dhe zgjedhjet me integritet.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).