isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home DEKLARATA DHE NJOFTIME

Nga Manushaqe Rina: Qarku Dibër dhe të zgjedhurit publikë

“Një shtet qeveriset më mirë nga një njeri i shkëlqyer, sesa nga një ligj i shkëlqyer” thoshte Aristoteli.

May 18, 2023
in DEKLARATA DHE NJOFTIME, LAJME

“Një shtet qeveriset më mirë nga një njeri i shkëlqyer, sesa nga një ligj i shkëlqyer” thoshte Aristoteli.

Përgjatë historisë, koncepti mbi politikën ka ndryshuar shumë. Nëse i referohemi antikitetit, e pikërisht Aristotelit, qyteti shihej si një partneritet politik, i qeverisur me rregulla të moralshme, e kjo vjen jo si shkak i jetesës se bashku, por si qëllim kryesor, sigurimin e  një jete më të mirë të banorëve të qytetit ose të bashkisë. Do të kalonin kohë, deri në shek XXV, ku në skenën e mendimtarëve politike do të vinte Makiaveli, i cili do të ndante përfundimisht politikën nga Kodi Moral (religjioz). Do të ishte pozita e tij diplomatike dhe njohja e ambientit politik Italian,  pikënisja e të gjitha shkrimeve të tij politike dhe baza kryesore e veprës së tij “PRINCI”.

Po si përthyhen këto ide në  realitetin shqiptar, e veçanërisht me ngushtë ne nivel qarku, parë në spektrin e integritetit, besimit, arsyes, dekriminalizimit etj?

Në vitin 2015 Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike”, nëpërmjet pengimit të zgjedhjes ose emërimit në to, apo largimit nga funksioni publik të personave, të cilët janë dënuar apo ndaj të cilëve janë marrë masa sigurie ose janë dënuar me vendim jopërfundimtar për kryerjen të krimeve, sipas këtij ligji.

Në parim qëllimi i këtij ligji është politikë dhe politikanë me historik të pastër dhe integritet të lartë.

Qarku Dibër ka në përbërjen e vet 4 Bashki, dhe në total 94 anëtarë të Këshillave Bashkiake, përkatësisht 31 anëtarë Këshilli i Bashkisë Dibër, dhe një numër të barabartë prej 21 këshilltarësh bashkitë e tjera Bulqizë, Klos dhe Mat.

Nëse i referohemi periudhës nga viti 2015, e më pas, në Qarkun Dibër kemi pasur 2 raste kryetarësh bashkie, të cilët janë larguar nga detyra, për shkak të problemeve me drejtësinë. Ky është një tregues i cili , nuk i përafrohet aspak ideve të Aristotelit por më tepër Makiavelit mbi liderin, arsyen, udhëheqjen etj. Sa i përket Këshillave Bashkiake situata paraqitet me pozitive, pasi nuk ka pasur raste të heqjes së mandatit të ndonjë Këshilltari si subjekt i këtij ligji, por ka pasur raste sporadike të cilët nuk kanë dorëzuar formular dekriminalizimi tek organet përkatëse, dhe janë larguar nga organi vendimmarrës me dorëheqje për arsye të ndryshme.

Po çfarë është integriteti me fjalë më të thjeshta? Integritet do të thotë të ngjallesh tek të tjerët besueshmëri, të tregosh pa-korruptueshmëri në një shkallë të lartë ndaj një besimi, zotimi apo përgjegjësie.

Nëse zotimi për ti shërbyer administratës publike bazohet mbi besimin për të dhënë kontribut, atëherë individi nuk e negocion këtë zotim me përfitime personale e forma korrupsioni, dhe kjo quhet integritet.

Një ministre e Holandës pati deklaruar që “Nuk ka individë më pak ose më shumë integritet, një person ka ose nuk ka integritet”.

Në bashki të vogla, ku marrëdhëniet shoqërore mes njerëzve janë më të ngushta, influencat klanore më të forta,  e mbi këtë  fakt kuptojmë më tepër për standardet e integritetit në administratën publike.

Në çdo periudhë zgjedhore, administrata publike përjeton pasiguri në rastet e rotacionit politik në nivel qendror apo dhe vendor. Kjo ka zbehur vërtet  besimin e administratës për punën, profesionalizmin, dhe integritetin. Kjo është një frymë që ndjehet në qeverisjen vendore në kohe zgjedhjesh lokale, apo tek drejtoritë rajonale,  në zgjedhje të përgjithshme. Është demoralizuese për ata, sepse do te jenë faktorët politikë jashtë punë së tyre, që do të vendosin për faktin e të qënit apo jo në pozicionin e punës të cilin e mbajnë me profesionalizëm.

Një prind i shqetësuar që vajza e diplomuar nuk po gjen punë, shikon si opsion të militojë në një parti politike, si zgjidhje për të arritur qëllimin për  punësimin e vajzës në administratë publike pas zgjedhjeve. Opozita në 4 bashkitë e qarkut i  shikon zgjedhjet vendore si mjaft të rëndësishme për të pasur një dorë në administratën vendore,  pas një kohë të gjatë larg çdo lloj pushteti qendror e vendor dhe praktikisht si përpjekje për ekzistencë dhe ri-ngritje në kushtet në të cilat ndodhet në rang vendi. Ndërkohe mazhoranca vendore e shikon administratën si profesionale, e trajnuar dhe  efikase.

Bashkitë e Dibrës tashmë janë në ethet e zgjedhjeve, e gara ravijëzohet ndryshe në bashki të ndryshme. Diku gara është më e fortë e rezultatet e sondazheve janë më të ngushta, e diku disa kandidatë ndjehen me të sigurt për fitoren, administrata vendore hap sytë nga rezultati pasi do të jetë përcaktues për vazhdimësinë e tyre në punë. Çështjet si integriteti, eksperienca, profili, do të jenë tema diskutimi tryezash e vendimmarrjesh për qytetarët dibranë pas 14 Majit.

 

Ky artikull është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).

Previous Post

Nga Edmond Çata: Nga kriminalizimi tek dekriminalizimi i politikës shqiptare

Next Post

Irma Baraku: Transparenca dhe integreti i zgjedhjeve

Next Post
Irma Baraku: Transparenca dhe integreti i zgjedhjeve

Irma Baraku: Transparenca dhe integreti i zgjedhjeve

TË REKOMANDUARA

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

Ish-kandidati për deputet falsifikonte në Shqipëri logot e markave ndërkombëtare

3 days ago
Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

Raport monitorimi: gjetje kryesore, “dekriminalizimi” shkurt – maj 2025

1 week ago
Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

Dekriminalizimi dhe integriteti i procesit zgjedhor 2025: Disa gjetje paraprake

3 weeks ago
Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

Forum me gjimnazistë në Kukës, – dekriminalizimi dhe integriteti në përfaqësim

1 week ago
SPAK: Sekuestro investimit të dyshuar për abuzim të ish deputetit Gaçi dhe ish ministres Xhaçka

Gjykata e Apelit rrezon GJKKO, nuk do ketë hetim për ish ministren Xhaçka

4 weeks ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike