Misioni i ODIHR është burimi kryesor i referencës lidhur me standardet zgjedhore në vendet anëtare të OSBE-së, përfshirë Shqipëria. Misioni vjen në Shqipëri me kërkesë dhe në marrëveshje me palën shqiptare.
Problemi? Raportet e ODIHR janë tregues vlerësimi dhe objekt komentesh mbi legjitimitetin dhe standardet e zgjedhjeve, shpeshherë të keqpërdorura dhe të keqinterpretuara nga politika për nevoja të brendshme. Kritika lidhet edhe me fokusimin e raportit tek treguesit teknikë dhe vetëm dita e zgjedhjeve.
Rekomandimi? Misioni i ODIHR do të duhet të përfshijë në monitorim të gjitha aspektet që lidhen me zgjedhjet, përfshirë treguesit e dekriminalizimit, integritetit, burimeve shtetërore, financimeve informale, etj, pavarësisht mënyrës sesi misioni e vlerëson proceduralisht ditën e zgjedhjeve.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).