- Partia Agrare Ambientaliste e Shqipërisë (PAA) është themeluar më 24 Janar 1991 me emrin Partia Agrare e Shqipërisë (PASH).
- Kryetar i PAA nga viti 1992 deri në vitin 2016 ishte Lufter Xhuveli.
- Aktualisht kryetar i PAA është Agron Duka.
- Rezultatet më të mira elektorale i ka arritur në zgjedhjet e vitit 2005 kur u përfaqësua në Kuvendin e Shqipërisë me 4 deputetë.
KRYETARI
KRYETARI – AGRON DUKA
FORMULARI I VETDEKLARIMIT
JETËSHKRIMI
- Agron Duka u zgjodh kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste në mars të vitit 2016.
- Vjen nga bota e biznesit.
- Ka qenë Ministër i Bujqësisë dhe i Ushqimi
NR | EMËR MBIEMËR | FORMULARI I VETDEKLARIMIT |
---|---|---|
1 | AGRON DUKA | Formulari i Vetdeklarimit |
ROLI
Partia Agrare Ambientaliste (PAA) në statutin e saj ka një organizim të thjeshtë dhe në të cilin shumë kompetenca janë të përfshira në kompetencat e Kryetarit,i cili nga ana e tij emëron dhe Koordinatorët e qarqeve të cilët kanë funksione ekzekutive. Sekretariati i PAA-së si nocion i ndarë dhe më vete nuk ekziston në statutin e PAA, por funksioni i sekretarit ekziston si nivelin vendor dhe të njësive administrative dhe i lidhur me procesin e votimit. Ndërkohë që pozicioni i Sekretarit të Përgjithshëm është i përshkruar shumë shkurt dhe kompetencat reale të tij dalin kur përshkruhen kompetencat e Asamblesë apo të Kryesisë së Partisë. Sipas Nenit 32 të Statutit të PAA ‘Sekretari i Përgjithshëm menaxhon dhe koordinon çdo aktivitet të Partisë sipas përcaktimeve statutore dhe aktet e tjera normative të Partisë. Mbledhjet e Kryesisë i thërret Kryetari i Partisë i cili njëherësh edhe i kryeson ato. Në rast të pamundësisë së Kryetarit, mbledhjen e Kryesisë mund e kryeson Sekretari i Pergjithshëm’. Por më herët, në nenin 25 shkruhet që është Sekretari i Përgjithshëm i cili iu njofton paraprakisht anëtarëve të Kryesisë, rendin e ditës dhe materialet e punës.
SEKRETARIATI
Nuk ka informacion në faqen zyrtare në internet të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) mbi përbërjen e Sekretariatit të saj.
ROLI
Sipas Nenit 21 të Statutit të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), ‘Kryesia është organi më i lartë ekzekutiv i Partisë dhe përbëhet nga jo më shumë se 1/3 e anëtarëve të Asamblesë. Ajo mblidhet në mënyrë periodike sipas nevojave’. Sipas nenit 22 në përbërjen e Kryesisë me të drejtë të plotë vote bëjnë pjesë, automatikisht Kryetari i Partisë, Sekretari i Përgjithshëm, Kryetari i Lidhjes Rinore Ambientaliste dhe Kryetarja e Lidhjes së Gruas Ambientaliste. Neni 23 pohon që është Kryetari i Partisë ai që përcakton strukturën dhe përbërjen e Kryesisë. Neni 24 shkruan që ‘mbledhjet e Kryesisë i thërret Kryetari i Partisëm i cili njëherësh edhe i kryeson ato. Në rast të pamundësisë së Kryetarit, mbledhjen e Kryesisë mund ta kryesojë Sekretari i Pergjithshëm’. Neni 28 është neni që përcakton kompetencat e Kryesisë, të cilat janë si më poshtë:
- Ndjek zbatimin e vendimeve të marra nga Asambleja dhe Konventa;
- Organizon punën e përditshme të Partisë;
- Propozon ndryshime në statut dhe në programin e Partisë;
- Mban përgjegjësi për respektim të dispozitave të kodit etik të partisë;
- Merr masa disiplinore ndaj drejtuesve të zgjedhur. të cilët nuk respektojnë vendimet kolegjiale politike, duke rënë ndesh me qendrimin politik të Partisë.
- Vendos për çështje tjera në përputhje me Statutin e Partisë Agrare Ambientaliste.
KRYESIA
Nuk ka informacion në faqen zyrtare në internet të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) mbi përbërjen e Kryesisë të saj.
ROLI
Sipas nenit 15 të Statutit të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA), Asambleja Kombëtare e Partisë përbëhet jo më pak se njëqind e njëzet e një ( 121) anëtarë me mandat katër vjecar, të ciët mblidhen të paktën një herë në vit. Mandati i Asamblesë së Partisë mundet të ndërpritet në mënyrë të parakohshme me propozim të Kryetarit te Partisë ose me iniciativë të 2/3 të anëtarëve të Asamblesë. Sipas nenit 16 ‘Kryetari i Asamblesë së Partisë është automatikisht anëtar me të drejta të plota në Kryesinë e Partisë’.Neni 18 thekson që mbledhjet e Asamblesë së Partisë, thirren në bazë të nevojës nga ana e Kryetarit të Partisë, ose nga të paktën gjysma e anëtarëve të kryesisë. Neni 20 i Statutit të PAA përshkruan dhe kompetencat e Asamblesë së partisë si vijon:
- Me propozim të Kryetarit të Partisë, miraton strukturën dhe përbërjen e Kryesisë;
- Miraton listën e propozuar nga Kryesia për kandidatët e PAA-së pë zgjedhjet qëndore e vendore.
- Miraton veprimtarinë financiare të partisë;
- Vendos mbi propozimet e Kryesisë, lidhur me koalicionet me parti të tjera politike brenda apo jashte vendit.
- Harton rregullore që normojnë jetën organizative të partisë.
- Themelon komisione dhe grupe të tjera pune.
KËSHILLI / ASAMBLEJA
Nuk ka informacion në faqen zyrtare në internet të Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) mbi përbërjen e Asamblesë së saj.