Partitë kryesore politike kanë iniciuar legjislacion shtesë për lustracionin dhe integritetin në politikë. Pavarësisht qëllimeve politike nismat premtojnë të pastrojnë politikën nga rekordet kriminale dhe raportet negative me të kaluarën.
Asnjëra prej partive iniciuese nuk i ka aplikuar standardet e tilla për zgjedhjet e brendshme partiake dhe strukturat e tyre drejtuese. Individë me rekorde kriminale, nën hetime nga SPAK, me të kaluar të kompromentuar gjatë regjimit komunist apo të përfshirë në sanksionet amerikane e britanike, vijojnë të mbajnë poste drejtuese në partitë politike, në qeverisje dhe në parlament.
Integriteti në përfaqësim është një standard jetik për besimin në institucione dhe në demokracinë funksionale. Koha për politikë të pastër, për transparencë dhe llogaridhënie.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).