Standardi? Legjislacioni garanton pavarësi, mbrojtje dhe karrierë profesionale të zyrtarëve qendrorë dhe lokalë, të pandikuar nga zhvillimet politike dhe rrethana informale. Zyrtarët administrativë ushtrojnë funksionet shtetërore në sektorët përkatës.
Problematika? Nga raportimet gjatë vitit 2024 rezulton se sistemi i pavarësisë dhe karrierës së zyrtarëve është i brishtë dhe se shumë prej tyre përfshihen në akte politike apo praktika abuzive. Besimi tek zyrtarët publikë vijon të mbetet në nivele kritike.
Zgjidhja? Krahas sistemit të nëpunësit civil, struktura administrative e shtetit duhet të krijojë garanci më të forta për statusin, të drejtat, përgjegjësitë, llogaridhënien dhe karrierën mbi bazën e meritokracisë për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).