Standardi? Shqipëria përballet me nevojën jetike për arsim cilësor, por edhe për institucione të besueshme, të pavarura dhe profesionale në fushën e dijes, kërkimit dhe formimit shkencor e akademik.
Problematika? Disa raporte të brendshme dhe ndërkombëtare kanë evidentuar nivelin e lartë të korrupsionit dhe të klientelizmit politik në zgjedhjen/emërimet në institucionet kryesore përgjegjëse për shkencën dhe arsimin, përfshirë ASH dhe rektorët e Universiteteve.
Zgjidhja? KLSH dhe MAS kanë përgjegjësinë kryesore për hetimin e akuzave dhe akteve korruptive, garantimin e zbatimit integral të ligjeve dhe jetësimin e masave antikorrupsion përmes ndërhyrjes ose nxitjes për transparencë, meritokraci dhe llogaridhënie.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).