Standardi? Rekrutimi i çdo zyrtari publik dhe civil realizohet përmes një procesi konkurrues, me kritere dhe bazuar më premtimin se procesi ofron profesionalizëm, transparencë, meritokraci dhe integritet të lartë.
Problematika? Numri i lartë i punonjësve në administratën publike, në polici, në sektorët e shërbimeve, etj, të cilët kanë rezultuar të përfshirë në akte kriminale ose korruptive tregon se sistemi i përzgjedhjes, emërimeve dhe meritokracisë nuk kanë funksionuar.
Zgjidhja? Legjislacioni duhet të mundësojë që zyrtarët përgjegjës për jetësimin e standardeve të emërimeve/konkurrimeve duhet të përballen me pasojat ligjore apo administrative për çdo rast kur aktet e tyre rezultojnë në shkelje ose devijim nga standardet e ligjit dhe integritetit.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Instituti i Studimeve Politike (ISP).