Ambasadorja amerikane Yuri Kim permes nje mesazhi në rrjetet e saj sociale pyeti kandidatët, pa i ndarë konkretisht se me kë e ka, lidhur me mbështetësit e tyre, duke i reshtuar disa kureshtje të vetat. E në pamje të parë duket se lidhet drejtpërdrejt me ish-kryeministrin Sali Berisha si personin më aktiv në fushatën që ka nisur për zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit. Madje dhe u drejton pyetje se në fund të fushatës, në rast se dalin fitues, kujt do t’i kenë detyrime dhe për çfarë? “Pyetje për kandidatët: Nëse mbështetësi juaj kryesor është dikush sanksionuar nga SHBA për korrupsion të konsiderueshëm, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju zotërojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?,”-shkruan ajo.
Reagimi vjen ne momentin kur ka nisur zyrtarisht fushata elektorale dhe shumica e kandidateve ne listen e zeze amerikane jane perfshire dhe drejtojne fushata elektorale ne nivel kombetar apo lokal. Ish kryetari i PD Berisha eshte aktiv cdo dite me aktivitete politike dhe elektorale ne te gjithe vendin, duke mbeshtetur kandidatet e tij ne koalicionin “Shtepia e Lirise”. Vangjush Dako, ish kryetari i bashkise Durres eshte aktiv ne kete bashki, duke pasur rol qendror ne fushate (ne foto te publikuara nga media ai del figure kryesore ne takime, duke lene ne hije kryetarin real lokal te PS dhe kandidaten per kryetare bashkie). Tom Doshi, kryetar i PSD eshte gjithashtu aktiv ne zgjedhje ne zonen e Shkodres. Nje video e regjistruar mbi aktivitetin dhe deklarimet e tij, solli prova te forta te perfshirjes dhe rolit percaktues te tij ne perzgjedhjen e kandidatit te PS per kete bashki.
Rasti i Berishes lidhet me rolin drejtues te tij ne fraksionin e ri qe drejton, kurse Dako nuk ka post zyrtar ne PS, ndersa Doshi nuk eshte zyrtarisht as subjekt elektoral.
Perfshirja e individeve ne listen e zeze amerikane ne fushate elektorale eshte shenje negative dhe deshtimi te partive politike per te aplikuar standarde etike dhe per te mbajtur premtimet e deklaruara ne kuader te ligjit 138/2015 dhe akteve te tyre te brendshme rregullatore. ISP eshte duke monitoruar fushaten dhe angazhimin e politikaneve ne listen e zeze, duke pergatitur nje raport monitorues pas fushates elektorale.