Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit.
TIRANE- Prokuroria e Përgjithshme ka nisur një verifikim për kryebashkiakun socialist të Librazhdit, Kastriot Gurra, për të kaluarën e tij. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokuroria ka paraqitur një kërkesë për sekuestrimin e formularit të tij të vetëdeklarimit për efekt të dekriminalizimit, pasi dyshohet se ka gënjyer ose ka fshehur ngjarje nga e kaluara e tij.
Për kryebashkiakun e Librazhdit nuk ka pasur denoncim në media, ndërsa ende nuk dihet konkretisht se çfarë indiciesh ka pasur organi i akuzës për të nisur verifikimin për të kaluarën e Gurrës. Në formularin që ka dorëzuar, Gura ka deklaruar nuk ka qenë kurrë në hetim, nuk ka pasur ndaj tij një vendim të formës së prerë nga Gjykata, e aq më tepër të ketë qenë i arrestuar.
Emrat e denoncuar deri tani nga Partia Demokratike janë; Valdrin Pjetri i Shkodrës që u largua, Agim Kajmaku i Vorës po ashtu u largua, Mark Babani i Vaut të Dejës, Agron Malaj i Matit dhe Qerim Ismailaj i Mallakastrës.