isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home LAJME

Procesi ndaj ish kryetarin të bashkisë V.Pjetri mbyllet: Mosdeklarimi i një dënimi në Itali nuk përbënte vepër penale

Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale ndaj tij, duke argumentuar se vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen ose të bëhej publik

December 20, 2020
in LAJME, PARTITË PARLAMENTARE - LAJME, PROKURORIA E PERGJITHSHME, VENDIME TË GJYKATAVE

Gjykata e Tiranës i dha të drejtë ish-kandidatit të Partisë Socialiste për kryetar në Bashkinë e Shkodrës, Valdrin Pjetri për mosdeklarimin e një dënimi të drejtësisë italiane në formularin e dekriminalizimit dhe vendosi pushimin e hetimeve. Vendimi u shpall të mërkurën nga gjyqtari Artan Gjermeni, pas shqyrtimit në seancë paraprake të kërkesës së Prokurorisë për pushimin e çështjes penale ndaj Pjetrit. “U pranua kërkesa për pushimin e çështjes penale e paraqitur nga prokurori”, i tha BIRN koordinatorja për të drejtën e informimit, Alba Nikolla. Më 17 dhjetor 2019, Prokuroria e Përgjithshme njoftoi nisjen e procedimit penal ndaj Valdrin Pjetrit, për mosdeklarim në formularin e ligjit për dekriminalizimin të dënimit në Itali për “mbajtje të lëndës narkotike”.

Prokuroria pranë Gjykatës së rrethit Gjyqësor Tiranë ka vendosur të dërgojë për pushim çështjen penale në ngarkim të ish-kandidatit të Partisë Socialiste për pozicionin e kryetarit të Bashkisë Shkodër në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, Valdrin Pjetri.Kërkesën për pushim dërguar Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë më 30 korrik, prokurori i çështjes Ervin Karanxha e bazon në vendimin e Gjykatës së Firences, Itali të vitit 2003, kur Pjetri është akuzuar dhe dënuar me 18 muaj burgim dhe 1000 euro gjobë për “mbajtje të lëndës narkotike” në bashkëpunim. Në kërkesën për pushim të prokurorisë, thuhet se Gjykata e Fierences kishte vendosur pezullimin e dënimit dhe mospërmendjen e tij në të ardhmen.“Vetë vendimi i dënimit të tij në pjesën e dispozitivit të tij deklaronte që ky vendim nuk duhej të përmendej në të ardhmen ose të bëhej publik”, citohet në kërkesën për pushimin e çështjes.

Karanxha vlerëson se, kur gjykata ka urdhëruar që vendimi nuk duhet të përmendet, atëherë ky vendim dyhet zbatuar. “Sipas interpretimit të nenit 3 dhe 11 të Kodit të Procedurës Penale del se vendimi i gjykatës zbatohet dhe nuk diskutohet”, citohet në kërkesën për pushim.  Sipas prokurorisë, Pjetri ka zbatuar një vendim të formës së prerë të Gjykatës së Fierences duke mos e deklaruar dënimin e dhënë ndaj tij për posedim të lëndës narkotike të llojit cannabis sattiva. Më tej, prokuroria argumenton, se duke qenë se vepra penale ka ndodhur në shtetin fqinj, në rastin konkret zbatohet ligji penal Italian dhe jo ai shqiptar. Bazuar në këto arsyetime, prokuroria arrin në përfundimin se Pjetri nuk duhej ta deklaronte dënimin e tij dhe se për këtë shkak nuk ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal “falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”.

 

Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale ndaj Valdrin Pjetrit

 

Arsyetimi i gjykatës së Firences për “mospërmendje”, justifikon sipas prokurorisë mosdeklarimin e dënimit nga Valdrin Pjetri

Previous Post

Gjykata e Tiranës pushon çështjen penale ndaj Valdrin Pjetrit

Next Post

Komisioneri Celibashi: Implementimi i ligjit 138/2015 në zgjedhjet 2021, një sfidë jashtëzakonshme

Next Post
Komisioneri Celibashi: Implementimi i ligjit 138/2015 në zgjedhjet 2021, një sfidë jashtëzakonshme

Komisioneri Celibashi: Implementimi i ligjit 138/2015 në zgjedhjet 2021, një sfidë jashtëzakonshme

TË REKOMANDUARA

Forum diskutimi në UET: Dekriminalizimi, integriteti dhe zyrtarët e zgjedhur

Forum diskutimi në UET: Dekriminalizimi, integriteti dhe zyrtarët e zgjedhur

1 week ago
SPAK, akuza zyrtare për korrupsion për zv/kryeministren Balluku

SPAK, akuza zyrtare për korrupsion për zv/kryeministren Balluku

6 days ago
SPAK: Tre persona dërgohen në gjykim gjyqësor, “kryen krime zgjedhore”

SPAK: Tre persona dërgohen në gjykim gjyqësor, “kryen krime zgjedhore”

9 hours ago
SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim kryebashkiakun e Vaut të Dejës

1 week ago
Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur: Dekriminalizimi dhe integriteti 2023-2025

Promovimi dhe llogaridhënia e zyrtarëve të zgjedhur: Dekriminalizimi dhe integriteti 2023-2025

1 month ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike