Në raportin vjetor 2017 të Prokurorisë së Përgjithshme, paraqitur në Kuvend theksohet se:
Në vijim të punës së këtij sektori për vitin 2017, janë administruar, 563 raste për verifikim të thelluar. Departamenti i Administratës Publike ka kërkuar verifikim të thelluar për 451 subjekte.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka kërkuar verifikim të thelluar për 44 subjekte.
Institucioni i Kryeministrisë, 1 subjekt.
Kuvendi i Shqipërisë për vitin 2017, ka kërkuar verifikim për 13 subjekte vetëdeklarues.
Institucioni i Presidencës ka kërkuar verifikim të thelluar, për 18 subjekte vetëdeklarues.
Drejtoria e Policisë ka kërkuar verifikim të thelluar për 1 subjekt vetëdeklarues.
Avokati i Popullit ka kërkuar verifikim të thelluar për 34 subjekte vetëdeklarues.
Këshilli i Lartë i Drejtësisë për 1 praktikë.
Nga këto, Sektori i Verifikimit të Integritetit, 2 praktika (një praktikë të përcjellë nga KLD dhe 1 praktikë të përcjellë nga Presidenca) me 187 subjekte në total, i ka kthyer pa veprim pasi nuk plotësonin kriteret për verifikim sipas ligjit. Gjithashtu dhe pesë subjekte rezultojnë të përcjella për herë të dytë nga ana e Institucioneve që administrojnë formularët.
Për vitin 2017, në total për 487 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit. Kërkesat e tjera prej 76 rastesh vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në Ligjin Nr. 138/2015 dhe vendimin Nr. 17/2016 të Kuvendit të Shqipërisë.
Për 136 subjekte, Sektori i Verifikimit të Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme ka vendosur se përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2 të ligjit nr.138/2015 si dhe Vendimit të Kuvendit nr.17/2016.
– Për 30 subjekte ose 22 % e rasteve, përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2, pika 1, gërma a) të ligjit 138/2015, “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.
– Për 24 subjekte ose 17,6 % e subjekteve, përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2, pika 1, gërma b) të ligjit 138/2015.
– Për 16 subjekte ose 11,7 % e subjekteve, përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2, pika 1, gërma c) të ligjit 138/2015.
– Për 55 subjekte ose 40,4 % e rasteve, përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2, pika 1, gërma ç) të ligjit 138/2015.
– Për 1 subjekt ose 0,7 % e rasteve, përfshihen në fushën e veprimit të nenit 2, pika 2, gërma a), të ligjit 138/2015.
– Për 10 subjekte ose 7,35 % e rasteve, përfshihen në fushën e veprimit të Vendimit të Kuvendit nr 17/2016 për arsye të mosdeklarimit të të dhënave në lidhje me të kaluarën e tyre kriminale.
Raporti i plotë i Prokurorisë mund të lexohet & shkarkohet këtu: