Prokurori i Pergjithshem ka nje detyre specifike qe lidhet me jetesimin e ligjit 138/2015, te njohur si ligji i dekriminalizimit. Prane Prokurorise ekziston Sektori i Dekriminalizimit në Drejtorinë e Koordinimit Institucional. Pavaresisht se dekriminalizimi vijon te jete teme e nxehte e politikes dhe vazhdimisht ka te dhena denoncuese dhe raporte kritike, Prokuroria duket se ka nje qasje tjeter me formale: ne raportin vjetor te vitit 2021 Prokurori i Pergjithshem nuk i ka kushtuar me shume se se 3 fjali problematikes se dekriminalizimit, pa dhene detaje specifike, si dhe pa ofruar gjetje dhe rekomandime.
Konkretisht, ne raport thuhet se “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, për vitin 2021 janë regjistruar 181 procese të verifikimit të plotë të të dhënave të formularëve të vetëdeklaruar të personave, subjekt i këtij ligji. Gjatë kësaj periudhe, për 118 subjekte vetëdeklarues është përfunduar verifikimi dhe janë përcjellë rezultatet e verifikimit, ndërkohë që 63 raste vijojnë të jenë në proces verifikimi brenda afatit ligjor të kryerjes së verifikimit, të përcaktuar në ligjin nr.138/2015 dhe vendimin nr.17/2016 të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Lidhur me këto kërkesa/procese të regjistruara më vitin 2021, për 58 persona, kërkesat janë kthyer pasi nuk plotësonin kushtet e përcaktuara në ligj, ndërsa për 60 persona, procesi ka përfunduar gjatë vitit 2021, duke miratuar rezultatet e verifikimit”.
Ky eshte raportimi me formal ne vite i prokurorise dhe i inje institucioni qendror lidhur me dekriminalizimin, nje sinjal negativ ne lidhje me rendesine qe i kushtohet kesaj problematike dhe rolit te ketij institucioni ne kete drejtim.