Javet e fundit jane dhene disa njoftime mbi denoncime dhe akuza per korrupsion per zyrtare te larte, sidomos ne sistemin e kadastres, i cili konsiderohet prej vitesh nje prej institucioneve me nivel te larte abuzimi dhe korrupsioni. SPAK njoftoi perfundimin e hetimeve per 17 persona dhe kalimin e tyre per gjykim, nderkohe qe Ministri i Drejtesise njoftoi inicimin e shkarkimeve dhe hetimeve per nje numer tjeter te larte zyrtaresh ne Durres e Tirane. Dy njoftimet ndodhen bashkengjitur.
Lidhur me integritetin e zyrtareve publike mbetet problematika fakti se shkarkimet masive dhe periodike ne Berat, Vlore, Tirane, Durres, Shkoder, etj, ne sektorin e kadastrates, nuk kane cuar ne uljen e nivelit te korrupsionit dhe as ne rishikimin e mekanizmit te rekrutimit te personave qe emerohen ne poste e pergjegjesi te tilla. Po ashtu bilanci negativ i viteve te fundit nuk ka cuar ne nje sistem me llogaridhenes dhe me transparent te sistemit te merites ne administraten publike dhe as ne inventarizimin e prones publike e private, si dhe ne forcimin e rrjetit te antikorrupsionit, – nje nevoje e sfide e shtetit shqiptar edhe ne procesin e integrimit. Nga ana tjeter, ne secilin prej proceseve zgjedhore zyra te tilla jane akuzuar nga raporte monitoruese shqiptare e te huaja, si mekanizma elektorale.
Me poshte dy njoftimet, ai i SPAK dhe ai i Ministrise se Drejtesise.
SPAK ka përfunduar hetimet për 17 persona, një pjesë e të cilëve punonjës të Kadastrës, të dyshuar për veprën penale të rryshfetit.
Personat akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 244, 259, 245/1,2 e 25 Kodit Penal.
Gjatë hetimeve të kryera në lidhje me këtë procedim penal, kanë rezultuar të dhëna që shtetasit Besnik Hyka, Ilir Ahmetaj, Gëzim Bazha, Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Panol At Nikolla, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj, Shpëtim Bakia, Bedri Halili, etj., janë përfshirë në veprime të kundërligjshme që konsistojnë kryesisht:
në premtimin ose dhënien e përftimeve materiale të parregullta për kryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e nëpunësve publikë.
në kërkimin/pranimin e përftimeve materiale që lidhen me kryerjen ose moskryerjen e veprimeve që lidhen me detyrën e tyre.
në ushtrimin e ndikimit të paligjshëm tek persona që ushtrojnë funksione publike, me qëllim kryerjen e veprimeve në mospërmbushje të rregullt të detyrës.
Nga tërësia e akteve dhe provave te administruara gjatë hetimit, si përgjimet telefonike, të dhënat e nxjerra nga ekzaminimi i aparateve celularë të të pandehurve, praktikat e administruara në ASHK dhe akteve të tjera shkresore, provohet se i pandehuri Admir Burri në bashkëpunim me të pandehurit Gazmend Canaj dhe Neritan Bablusha në disa raste kanë ushtruar ndikim të paligjshëm tek punonjësit shtetëror dhe në disa raste kanë ofruar përfitim monetar për të kryer ose mos kryer veprime në lidhje me aplikime/kërkesa të bëra nga shtetas të ndryshëm, për marrjen e shërbimeve të ndryshme kadastrale.
Nga hetimi rezulton që veprimtaria e kundërligjshme e të pandehurve Gazmend Canaj, Admir Burri, Neritan Bablusha, Ivi Cico, Fjoralb Demiraj është e shtrirë në kohë dhe ka vijuar në mënyrë të pa ndërprerë, duke u përfshirë në disa episode të kundërligjshme që lidhen kryesisht me ndërmjetësimin e tyre me qytetarë të ndryshëm dhe punonjës të ASHK-së, sikurse është i pandehuri Panol At Nikolla, me detyrë Zëvendës/drejtor i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 2, për përshpejtimin e procedurave të marrjes së shërbimeve kadastrale dhe pajisjes së tyre me dokumente pronësie, kundrejt ndërveprimit korruptiv.
Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në datën 25.01.2022 ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.116 datë 20.04.2021 në ngarkim të pandehurve:
Panol At-Nikolla, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i funksionarëve publikë” (gjashtë herë) parashikuar nga 259, 259/1 e 259/2 i Kodit Penal.
Sazan Gorishova, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Eni Sejdinaj, e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Klevis Kotorri, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Elton Gavoçi, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 248 e 25 i Kodit Penal.
Admir Burri, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (gjashtë herë), parashikuar nga nenet 244, 244/1, 244/2 e 25 Kodit Penal.
Gazmend Canaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim (dy herë), parashikuar nga 244, 244/2 e 25 Kodit Penal.
Gëzim Bazha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 245/1,2 e 25 Kodit Penal dhe “Korrupsion aktiv i funksionarëve që ushtrojnë funksione publike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 244 e 25 i Kodit Penal.
Neritan Bablusha, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” (dy herë), kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 245/1,2 e 25 Kodit Penal.
Shpëtim Bakia, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Ushtrimi i ndikimit te paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1,1 i Kodit Penal.
Besnik Hyka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244/2 e 25 Kodit Penal dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, parashikuar nga neni 186/1 i Kodit Penal.
Ilir Ahmetaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.
Ivi Çiço, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy herë) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
Fjoralb Demiraj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” (dy here) kryer në bashkëpunim, parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
Bedri Halili, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion aktiv i funksionarëve publikë” kryer në bashkëpunim parashikuar nga 244 e 25 Kodit Penal.
Miguel Caka, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
Ergus Struga, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Organizim i lotarive te palejuara”, parashikuar nga 197/1 i Kodit Penal.
Nga fjala e Ministrit te Drejtesise Ulsi Manja per denoncimet ne SPAK per korrupsion
https://drejtesia.gov.al/manja-antikorrupsioni-7-zyrtare-te-kadastres-ne-spak-dhe-prokurori/
Rasti i parë, i përket Drejtorisë së Zonave Turistike. Është një rast flagrant, një ndërtim pa leje, brenda territorit të një ndërtese publike, më saktë, një ndërtim pa leje mbi një objekt publik. Sot që po flasim së bashku, është kopsht publik, mësojnë fëmijët në atë kopsht. Rasti ka të bëj me Njësinë Administrative Ishëm, në Bashkinë Durrës. Është legalizuar një objekt pa leje brenda territorit të këtij kopshti publik, i cili përdoret edhe si ambjent shtesë për shkollën e këtij fshati. Madje ndërtimi pa leje është bërë direkt mbi kopshtin, pa një studim, pa një projektim është shtuar një kat në kopshtin ku aktualisht shkojnë mësojnë fëmijët e kësaj njësie. Jo vetëm duke shkelur haptazi ligjin, por dhe duke rrezikuar seriozisht jetën dhe shëndetin e fëmijëve që mësojnë aty. Legalizimi është kryer në mënyrë abusive, pasi ligji përjashton nga procedurat e legalizimit, objektet e ndërtuara në territorin e ndërtesave publike, aq më tepër që ky objekt sot, vazhdon të jetë në pronësi të Njësisë Administrative Ishëm, pra i ka kaluar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Njësisë Administrative Ishëm, ndërkohë që zyrtarët përkatës që do të denoncohen sot në SPAK, e kanë disponuar këtë objekt me legalizim fillimisht për privatin dhe më pas e kanë hipotekuar më pas për privatin. Për këtë vepër penale kemi vendosur të dërgojmë në Prokurori 6 persona, mes të cilëve ish punonjës dhe punonjës aktual të Drejtorisë së Zonës Turistike dhe të ASHK Vendore Durrës, të cilët me veprimet e tyre, që nga matjet në terren dhe deri tek legalizimi i objektit kanë shpërdoruar detyrën në mënyrë flagrante.
Rasti i dytë ka të bëj me regjistrimin e një prone pa kërkesë dhe pa dokumentacion. I përket Drejtorisë së Tiranës Rurale 2 në Agjencinë Vendore dhe është rasti klasik se si shteti, zhvishet nga pronësia, nëpërmjet veprimeve fiktive, nga punonjës shtetëror të Kadastrës. Në kartelën manuale të pasurive, prona rezulton shtet, ndërsa në sistem, pasuria rezulton në emër të një qytetari, pa dokumentacionin përkatës të fitimit të pronësisë dhe më flagrant është fakti se qytetari nuk ka bërë as kërkesë për regjistrimin e kësaj prone. Absurdi ka vazhduar deri atje sa nëpunësja e Kadastrës, e autorizuar ka kryer veprime mbi kartelën e pasurisë, pa aplikim në sistem dhe për shërbimet kadastrale. Gjithashtu në listën e trojeve kjo pasuri figuron me tre cilësi të ndryshme. Një herë është në emër të një qytetari, herën e dytë kartela manuale është shtet, ndërsa herën e tretë po kjo pasuri në sistem është regjistruar në emër të një qytetari tjetër pa dokumentacionin e fitimit të pronësisë. Në total janë kryer veprime të paligjshme në tjetërsimin e një mijë metër katror tokë dhe njëqind e dyzet metër objekt. Të gjitha këto veprime janë kryer vetëm nga një person, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi për kadastrën, është i njëjti person që i ka bërë të treja këto si procese pune: Pra edhe specialistin, edhe përgjegjësin edhe drejtorin për firmën, për të administruar pronën.
(https://drejtesia.gov.al/manja-antikorrupsioni-7-zyrtare-te-kadastres-ne-spak-dhe-prokurori/)