Standardi? Partitë kanë premtuar se do të jetësojnë parimet e dekriminalizimit dhe të integritetit edhe në strukturat e tyre drejtuese. Kryetarët e partive deklarojnë se nuk mbajnë përgjegjësi për individët që rezultojnë me rekorde negative, edhe kur ata promovohen prej tyre në poste të larta ekzekutive, parlamentare dhe partiake.
Problematika? Aktualisht vijon emërimi dhe promovimi politik i disa individëve të njohur për përfshirje në skandale zgjedhore, të akuzuar për shkelje të Kodit Zgjedhor dhe për lidhje me grupet informale në fushata elektorale.
Zgjidhja? ISP u kujton partive premtimet e dhëna dhe përgjegjësinë që buron prej tyre. Shqipëria meriton politikanë dhe politikë të pastër.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).