Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg merr në shqyrtim ankimin e ish-deputetit Mark Frroku dhe rrëzon pretendimin e tij se me arrestimin në Shqipëri është shkelur Konventa Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Frroku iu drejtua Strasburgut në vitin 2015-të teksa vazhdonte të qëndronte në burg. Ai këmbëngulte që Strasburgu ta cilësonte të paligjshëm arrestimin, pasi argumenton se në këtë mënyrë i janë mohuar të drejtat dhe liritë e tij, jo vetëm personale, por edhe politike. Me këtë vendim të sotëm Strasburgu hedh poshtë të gjitha pretendimet e tij.
Ish-deputeti Mark Frroku u dënua me 6 vjet burg për tre akuza“mosdeklarimit të pasurisë, pastrimit të parave dhe ndërtimit të paligjshëm”, por kur kishte berë vetëm tre vite burg me një vendim të Gjykatës së Fierit më 9 maj ai u lirua pa vuajtur edhe 1 vit, 5 muaj dhe 5 ditë, me arsyetimin se tashmë ishte riedukuar apo “rehabilituar plotësisht”. Vendimi i gjykatëses Matilda Shalla vlerësoi po ashtu se Frroku plotësonte kushtet e lirimit me kusht, duke e cilësuar atë si një rast të veçantë.
Ish-deputeti Mark Frroku u arrestua në mars të vitit 2015, fillimisht me akuzën për “kallëzim të rremë”, pasi bashkë me deputetin tjetër, Tom Doshi u akuzuan se sajuan një skenar që akuzonte Presidentin aktual të Republikës Ilir Meta, se kishte synuar të vriste Doshin, çështje e cila është ende në gjykim.
Pak ditë më vonë, për Frrokun u lëshua një urdhër arresti i dytë bazuar në një urdhër kërkimi nga autoritetet Belge, të cilat e akuzonin atë për vrasjen e një emigranti shqiptar në vitit 1999. Ai u shpall i pafajshëm për akuzën e vrasjes, por u dënua për akuzat e tjera që prokuroria ngriti ndaj tij pasi e mori në hetim, “refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjehdur dhe nëpuënsve publikë, ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “ndërtimi i paligjshëm”.
Ai u zgjodh deputet si i pari i listës së një partie të vogël politike në zonën e Shkodrës në koalicion me Partinë Socialiste dhe LSI në zgjedhjet e vitit 2013 dhe ishte që në fillim një nga emrat e përfolur në pëpjekjen për dekriminalizimin e Kuvendit.
Frroku v. Albania (application no. 47403/15)
The case concerned a former Member of Parliament’s detention in the context of criminal proceedings against him. The applicant, Mark Frroku, is an Albanian national who was born in 1972 and lives in Albania. In 2015 Mr Frroku, a Member of Parliament at the time, had three sets of criminal proceedings brought against him. The charges included in particular false statements, premeditated murder and laundering the proceeds from a criminal offence.
Parliament authorised his arrest and detention in the context of the first and second set of proceedings and he was placed under house arrest from 26 March 2015. Because the police were not in a position to enforce the house arrest, on 2 April 2015, Parliament authorised his placement in detention in connection with the second and third set of proceedings, which had in the meantime been joined. In subsequent judicial proceedings, the Supreme Court validated the lawfulness of his detention, finding that there was a risk of flight and of his tampering with the collection of evidence. Mr Frroku appealed to the Constitutional Court about his detention, alleging in particular that Parliament had not authorised his arrest in relation to the charges in the third set of criminal proceedings. However, his appeal was rejected in 2015. The Constitutional Court found that the Supreme Court had authorised his detention in response to all the criminal charges against him, including the charges in the third set of proceedings.
Mr Frroku made further challenges to his detention in 2015 and 2016, which were rejected. Relying on Article 5 § 1 (right to liberty and security) of the European Convention on Human Rights, Mr Frroku complained that he had been placed in detention in the third set of criminal proceedings against him without authorisation from Parliament.
Vendimi i plotë i Gykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut gjendet më poshtë:
http://www.pp.gov.al/web/vendimi_i_gjednj_per_shqiperine_1441.pdf