isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home GJYKATA KUSHTETUESE

Vendim i Gjykatës Kushtetuese mbi vlefshmërinë e mandatit të deputetit Mark Frroku

Interpretimi i nenit 71, pika 2, të Kushtetutës në lidhje me vlefshmërinë e mandatit të deputetit Mark Frroku në lidhje me lejimin dhe pjesëmarrjen e tij në seancat parlamentare apo në mbledhjet e komisioneve parlamentare ku ai bën pjesë. Shfuqizimi i vendimit nr. 1115/16 prot., datë 14.04.2015 të Prokurorisë së Përgjithshme, duke e konsideruar në kundërshtim me nenin 71, pika 2, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

June 11, 2020
in GJYKATA KUSHTETUESE, KUVENDI I SHQIPËRISË - LAJME, VENDIME TË GJYKATAVE

Kushtetuta në nenin 124 të saj parashikon se Gjykata garanton respektimin e Kushtetutës dhe bën interpretimin përfundimtar të saj. Kompetenca interpretuese e Gjykatës detajohet edhe nga normat e ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, konkretisht neni 71, i cili parashikon, ndër të tjera, edhe kategoritë e subjekteve që legjitimohen të kërkojnë interpretimin e Kushtetutës (përfshi 1/5-ën e deputetëve), elementet që duhet të plotësojë kërkesa për interpretim, si dhe subjektet pjesëmarrëse në gjykimin kushtetues (shih vendimin nr. nr. 29, datë 30.06.2011 të Gjykatës Kushtetuese).

Gjykata ka theksuar se Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në nenin 134/1 ka përcaktuar rrethin e subjekteve kushtetuese, të cilat legjitimohen të vënë në lëvizje juridiksionin kushtetues. Kriteri kushtetues i “detyrimit për të justifikuar interesin”, i përcaktuar në paragrafin 2 të nenit të mësipërm, është interpretuar nga jurisprudenca kushtetuese si përcaktues në ndarjen e rrethit të subjekteve kushtetuese në dy kategori: subjekte të kushtëzuara dhe subjekte të pakushtëzuara. Në këtë kuptim, subjektet e parashikuara në shkronjat “dh”, “e”, “ë”, “f” dhe “g” të paragrafit 1 të nenit 134, të cilat mund të bëjnë kërkesë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre, janë subjekte të kushtëzuara. Parashikimi i këtij kriteri kushtetues vetëm për një numër të kufizuar subjektesh kushtetuese, në një interpretim a contrario, do të thotë se ai nuk është i zbatueshëm për subjektet e tjera të parashikuara në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të pikës 1 të nenit 134 të Kushtetutës, të cilat nuk kanë detyrimin për të justifikuar interesin në rast se i drejtohen me kërkesë Gjykatës Kushtetuese (shih vendimin nr. 59, datë 23.12.2014 të Gjykatës Kushtetuese).

Edhe neni 71/2 i ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” parashikon se kërkesën për interpretim të Kushtetutës kanë të drejtë ta paraqesin subjektet e përmendura në shkronjat “a”, “b”, “c” dhe “ç” të paragrafit 1 të nenit 134 të Kushtetutës, ndërsa subjektet e tjera që përmenden në shkronjat “dh”, “e”, “ë” dhe “f”, mund ta kërkojnë vetëm për çështje që lidhen me interesat e tyre. Në vështrim të këtyre dispozitave, kërkuesi, edhe në cilësinë e deputetit, nuk përfshihet në kategorinë e subjekteve që mund të vënë në lëvizje Gjykatën për interpretimin e Kushtetutës, sipas nenit 134/1 të Kushtetutës dhe ligjit nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”.

Kërkuesi ka kërkuar, gjithashtu, edhe shfuqizimin e vendimit nr. 1115/16 prot., datë 14.04.2015 të Prokurorisë së Përgjithshme, duke e konsideruar në kundërshtim me nenin 71/2 të Kushtetutës. Për sa i përket këtij pretendimi, Kolegji nënvizon se bazuar në nenin 131/f të Kushtetutës, individët janë subjekte me legjitimitet të kushtëzuar, të cilët mund t’i drejtohen Gjykatës për shkeljen e të drejtave të tyre kushtetuese për një proces të rregullt ligjor, pasi të jenë shteruar të gjitha mjetet juridike për mbrojtjen e këtyre të drejtave. Në rastin konkret, kërkuesi, si subjekt i parashikuar në nenet 131/f dhe 134/1/g të Kushtetutës, nuk i ka plotësuar këto kritere për të vënë në lëvizje Gjykatën për gjykimin përfundimtar të pretendimeve të tij për cenimin e të drejtës për një proces të rregullt ligjor.

Për sa më sipër, Kolegji vlerëson se kërkuesi nuk legjitimohet t’i drejtohet Gjykatës në lidhje me kërkimet e paraqitura në objektin e kërkesës.

Vendimi i plotë mund të lexohet & shkarkohet këtu:

GJK – Vendim mbi vlefshmërinë e mandatit të deputetit Mark Frroku

Previous Post

Kolegji Zgjedhor, vendim mbi ndalimin për kandidim, rasti Dhionisios Alfred Bejleri

Next Post

Vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e GJL për deputetin Mark Frroku

Next Post
Vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e GJL për deputetin Mark Frroku

Vendim i Gjykatës Kushtetuese lidhur me vendimin e GJL për deputetin Mark Frroku

TË REKOMANDUARA

Gjykata: Dosja hetimore e Gërdecit të bëhet publike, nuk është sekret hetimor

SPAK & GJKKO: Akuzë për korrupsioni pasiv për zv/kryetaren e bashkisë Tropojë

4 hours ago
Prokuroria procedon tre zyrtarë të akuzuar për krime zgjedhore

Prokuroria procedon tre zyrtarë të akuzuar për krime zgjedhore

4 days ago
SPAK, akuza zyrtare për korrupsion për zv/kryeministren Balluku

Zv/kryeministrja Balluku: GJKKO dhe SPAK, masë sigurie, akuze për abuzime / korrupsion

6 days ago
SPAK, akuzë ndaj kryebashkiakes Bufi për krime zgjedhore

SPAK, akuzë ndaj kryebashkiakes Bufi për krime zgjedhore

2 weeks ago
GJKKO urdhëron hetime për dy vepra penale mbi deputetin Ndoja

GJKKO urdhëron hetime për dy vepra penale mbi deputetin Ndoja

2 weeks ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike