Nga shkresa e paraqitur nga përfaqësuesi i akuzës në seancë gjyqësore rezulton se, në datën 25.02.2017 deputeti Armando Prenga i është drejtuar Kuvendit të Shqipërisë me kërkesën për dorëheqje nga mandati i deputetit. Në datën 27.02.2017 me shkresën 735/1 Kuvendi i Shqipërisë ka lajmëruar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për këtë dorëheqje dhe nga ana e tij KQZ ka vazhduar me procedurat për krijimin e vendit vakant sipas nenit 71/2-B të kushtetutës së Shqipërisë.
Në nenin 75/b të Kodit të Procedurës Penale, parashikohet se: “Gjykata e Lartë shqyrton rekurset për shkelje të ligjit dhe kërkesat për rishikimin e vendimeve të formës së prerë. Gjykata e Lartë gjykon në shkallë të parë, me trup gjykues të përbërë nga 5 gjyqtarë të caktuar me short, veprat penale të kryera nga Presidenti i Republikës, deputetët, Kryeministri dhe anëtarët e Këshillit të Ministrave, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e Gjykatës së Lartë, kur këta janë në këto funksione në kohën e gjykimit. Kjo dispozitë ligjore e lidh kompetencën për gjykimin e çështjeve ndaj funksionarëve të lartë (në këtë rast deputetit) me kushtin që këta të fundit duhet të jenë në detyrë në kohën e gjykimit, i cili në rastin konkret deputeti nuk është më në detyrë.”
Sa më sipër, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë arrin në përfundimin se, çështja penale nuk është në kompetencën e Gjykatës së Lartë, prandaj duhet të vendoset moskompetenca e saj dhe materialet e saj të dërgohen për shqyrtim në gjykatën kompetente.
Duke qenë se veprat penale për të cilat i pandehuri Armando Prenga është akuzuar, kanë ndodhur brenda territorit të Kurbinit, kompetente për shqyrtimin e çështjes është Gjykata e Shkallës së Parë Kurbin.
Vendimin e plotë mund ta lexoni & shkarkoni këtu: