Nga shqyrtimi i procesit të verifikimit të kryer nga Prokuroria e Përgjithshme rezulton se: Elvis Roshi është dënuar për përdhunim të kryer në vitin 1995 në Campobasso, Itali. Në të njëjtën ditë është lëshuar dekret për ekspuls.
Vepra penale “përdhunim” përfshihet, në fushën e ndalimit të ushtrimit të funksionit, të parashikuar të nenit 2, pika 1, germa a, e ligjit 138/2015. Sipas parashikimit ligjor të këtij neni përfshihen në këtë pikë personat e dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë për kryerjen e veprave penale të përfshira në seksionin VI “Krime seksuale” përkatësisht nenet 100, 101, 102, 103, 104, 105, 106 të Kodit Penal. Elvis Roshi gjithashtu është dëbuar nga territori i shtetit Italian në lidhje me veprën penale “Kryerja e marrëdhënive seksuale me dhunë”. Vepra penale “Kryerja e marëdhënieve seksuale me dhunë” parashikohet nga neni 2, pika 1, germa a, e ligjit 138/2015.
Referuar germës b, të pikës 2 të nenit 2, të ligjit nr.138/2015 ndalimet për kandidimin, zgjedhjen apo ushtrimin e funksionit zbatohen edhe ndaj personave të cilët janë dëbuar nga territori i një shteti anëtar të BE-së …… në lidhje me një prej rasteve të parashikuara në pikën 1, germa a, b dhe c të këtij neni.
Rezulton se ndaj Z. Elvis Roshi është vendosur masë shtrënguese e sigurisë personale, në shtetin zvicerian për lëndë narkotike në vitin 1993. Vepra penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” apo “Trafikim i narkotikëve” të parashikuara nga Kodi Penal Shqiptar në nenet 283 dhe 283/a, përfshihen, në fushën e ndalimit të ushtrimit të funksionit, të parashikuar nga neni 2, pika 1, germa a e ligjit 138/2015.
Mbi këtë bazë KQZ vendosi të shpall të pavlefshëm dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të Bashkisë Kavajë z. Elvis, Roshi.
Vendimi i plotë i KQZ mund të lexohet & shkarkohet këtu: