Legjislacioni në fuqi krijon mundësinë që të gjitha subjektet zgjedhore duhet të kryejnë verifikim paraprak të kandidatëve pranë Autoritetit të Dosjeve. Problematika? Partitë ende nuk kanë krijuar mekanizma të jetësimit të këtij procesi. Autoriteti i Dosjeve ende nuk ka akte rregullatore që mundësojnë realizimin e verifikimit të mijëra kandidatëve në një periudhë të shkurtër kohore, dhe si pasojë, mund të ndodh që në zgjedhjet lokale ky standard të mos përmbushet.
Zgjidhja? Kuvendi, Autoriteti i Dosjeve dhe KQZ mund të bashkërendojnë punën për nxjerrjen e akteve nënligjore dhe lehtësimin e procedurës së verifikimit të hershëm. Partitë mund e duhet ta aplikojnë këtë standard edhe në zgjedhjet e tyre të brendshme.
Ky infograf është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).