STANDARDI LIGJOR? Legjislacioni përcakton parimin se çdo zyrtar që shkel ligjin duhet të përballet me pasojat penale. Parimi i barazisë përpara ligjit dhe dhënies së drejtësisë përbën thelbin e reformës së re në drejtësi.
PROBLEMATIKA AKTUALE? SPAK ka iniciuar disa procese hetimore ndaj disa zyrtarëve të lartë me ndikim në jetën politike dhe institucionale. Institucionet dhe partitë politike nuk kanë aplikuar praktika distancimi për të mundësuar “barazinë përpara ligjit” dhe standarde integriteti.
ZGJIDHJE DHE REKOMANDIME? Institucionet dhe partitë duhet të respektojnë kodet e sjelljes dhe standardet e integritetit të ligjëruara në aktet e brendshme rregullatore. Ato duhet të nxisin forcimin dhe reformimin e praktikave të zgjedhjes/emërimit, si dhe të bëhen llogaridhënëse.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).