STANDARDI LIGJOR? Kodi Penal dhe Kodi Zgjedhor përcaktojnë norma të qarta për hetimin dhe dënimin e krimeve zgjedhore, përfshirë rastet e akuzave ndaj zyrtarëve të lartë të zgjedhur. Kjo përbën kriter integrimi për Shqipërinë.
PROBLEMATIKA AKTUALE? Dy kryetarë bashkish nën hetim, një kryetare bashkie e denoncuar me pamje filmike nga media, disa zyrtarë të tjerë gjithashtu, ende 7 muaj pas zgjedhjeve nuk janë përballur me procese shteruese gjykimi.
ZGJIDHJE DHE REKOMANDIME? Krimet zgjedhore të denoncuara nga organet ligjzbatuese dhe të provuara publikisht meritojnë hetime shteruese dhe brenda një afati të arsyeshëm. Asnjë zyrtar i përfshirë në krime zgjedhore nuk duhet të vijojë të ushtrojë funksione drejtuese.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).