isp.com.al
No Result
View All Result
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
  • Home
  • INSTITUCIONET
    • QEVERISJA VENDORE
      • KRYETARËT E BASHKIVE 2023
      • KRYETARËT E BASHKIVE
      • INSTITUCIONI I QARKUT
      • INSTITUCIONI I PREFEKTIT
      • KËSHILLAT BASHKIAKË
    • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • KUVENDI I SHQIPËRISË
      • DEPUTETËT E KUVENDIT
      • KANDIDATËT PËR DEPUTETË
    • INSTITUCIONE KUSHTETUESE
      • GJYKATA KUSHTETUESE
      • GJYKATA E LARTË
      • PROKURORIA E PËRGJITHSHME
      • KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
      • KËSHILLI I LARTË GJYQËSOR
      • BANKA E SHQIPËRISË
      • KOMISIONERI SHTETËROR I ZGJEDHJEVE
      • KËSHILLI I LARTË I PROKURORISË
      • KOLEGJI I POSAÇËM I APELIMIT
      • KOMISIONERËT PUBLIKË
      • ILDKPKI
    • ORGANET E SIGURISË
      • MINISTRIA E BRENDSHME
      • MINISTRIA E MBROJTJES
      • DREJTUESIT E SHISH
      • DREJTUESIT KRYESORË TË POLICISË
      • DREJTUESIT E FORCAVE TË ARMATOSURA
    • INSTITUCIONE POLITIKE
      • PRESIDENTI I REPUBLIKËS
      • KËSHILLI I MINISTRAVE
      • ZYRTARË TË LARTË EKZEKUTIVË
    • INSTITUCIONE TË TJERA
      • AKADEMIA E SHKENCAVE
      • KËSHILLAT MBIKQYRËS
      • BORDET DREJTUESE
      • ISKK
      • AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
      • AUTORITETI I KONKURRENCËS
      • INSPEKTORATET QENDRORE
      • ENTI RREGULLATOR I ENERGJISË
    • ADMINISTRATA PUBLIKE
      • ADMINISTRATA QENDRORE
      • ADMINISTRATA LOKALE
    • PARTITË PARLAMENTARE
      • PARTIA SOCIALISTE
      • PARTIA DEMOKRATIKE
      • LËVIZJA SOCIALISTE PËR INTEGRIM
      • PARTITË E TJERA POLITIKE
    • INSTITUCIONET AKADEMIKE
      • REKTORËT E UNIVERSITETEVE
      • SENATET E UNIVERSITETEVE
  • PUBLIKIME
  • NJOFTIME
  • DENONCIME NGA PUBLIKU
  • PËRVOJA NDËRKOMBËTARE
  • KONTAKTO
No Result
View All Result
DEKRIMINALIZIMI
No Result
View All Result
Home ADMINISTRATA PUBLIKE

Zyrtari i lartë i Ministrisë së Financave dënohet për shpërdorim detyre

October 17, 2024
in ADMINISTRATA PUBLIKE, ADMINISTRATA QENDRORE, LAJME, RAPORTIME NE MEDIA, RASTE HETIMI

Gjykata e Tiranës deklaroi të enjten fajtor ish-sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj, i marrë i pandehur për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Gjykata pranoi kërkesën e prokurorit Ndini Tavani për shpalljen fajtor të Gjokutajt dhe dënimin e tij me dy vjet burg, por gjithashtu vendosi që ta pezullojë masën e dënimit dhe ta lërë të pandehurit në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Arlind Gjokutaj u emërua si sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në tetor të 2021. Më herët, ai ka mbajtur postin e drejtorit të Doganave, ka qenë pjesë e Njësisë Speciale të Antikorrupsionit si edhe te Drejtoria e Parandalimit të Pastrimit të Parave.

Gjokutaj u akuzua fillimisht për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kreun e shërbimeve mbështetëse, Fatmir Hoxha dhe një përmbarues gjyqësor, Alban Ruli për një skemë vjedhjeje me një dëm prej 145.8 milionë lekësh në buxhetin e shtetit. Sipas njoftimit paraprak të Prokurorisë, këta shtetas pranuar shpërblimin e shtetasit Ilir Thana në vlerën e 145.8 milionë lekëve, nga të cilat 50 milionë kanë kaluar në llogarinë e tij, duke e trajtuar si pronar të një objekti, pa qenë në këtë status; si dhe duke ekzekutuar për herë të dytë në favor të këtij shtetasi një vendim gjyqësor të ekzekutuar nga Ministria e Financave në vitin 2015.

Hetimi filloi bazuar në një kallëzim të në banke të nivelit të dytë lidhur me një kredi të pashlyer, prej nga u zbulua se Thana u shpërblye dy herë për një pronë të blerë në vitin 1992, që iu kthye ish-pronarit disa vjet më vonë. Ilir Thana, nëpërmjet një vendimi gjykate arriti të marrë paratë e shpenzuara për blerjen e magazinës, sipas indeksit të çmimeve.

Nga hetimi ka rezultuar se Thana ka blerë në vitin 1992 për çmimn 103 mijë lekë një objekt + truall nga Drejtoria e Shërbimit Qeveritar dhe A.K e Privatizimit, por në vijim pas një procesi gjyqësor civil, Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur kthimin e palëve në gjendjen e mëparshme. Gjykata ka vendosur që Thanës t’i kthehet vlera e objekteve të blera, e konvertuar me indeksin e rritjes së çmimeve në kohën e ekzekutimit të vendimit.

Nga hetimet ka rezultuar se Thana nuk është mjaftuar me kaq, por ka kërkuar të shpërblehet në cilësinë e ish-pronarit të magazinës dhe truallit, megjithëse nuk e ka pasur asnjëherë këtë status. Ai i është drejtuar në vijim një zyre përmbarimore e cila e ka vlerësuar magazinën në vlerën rreth 70 milionë lekë, por pa arritur ta realizojë ekzekutimin. Edhe një tjetër përmbarues gjyqësor që ka kryer vlerësimin e objektit në masën 82 milionë lekë nuk ka mundur ta ekzekutojë, ndërsa përmbaruesi i tretë e ka vlerësuar 145.8 milionë lekë dhe ka filluar ekzekutimin e kësaj vlere në favor të Thanës, në cilësinë e ish-pronarit të pasurive.

Prokuroria bëri me dije pas procedimit të Gjokutajt, se kur ky i fundit kishte nënshkruar urdhërin e xhirimit të vlerës së kërkuar nga përmbaruesi i tretë, edhe pse një zyrtare e Ministrisë së Financave i ka drejtuar një memo duke i dhënë dijeni mbi faktin se vendimi i formës së prerë i Apelit Tiranë ishte ezkekutuar në vitin 2015 dhe se shuma 145.8 milionë lekë nuk mund të paguhej në favor të Thanës.

Previous Post

SPAK e merr në hetim, deputeti Jurgis Çyrbja jep dorëheqje nga mandati

Next Post

Gjykata e Posaçme dënon për fshehje pasurie ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Next Post
Gjykata e Posaçme dënon për fshehje pasurie ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

Gjykata e Posaçme dënon për fshehje pasurie ish-anëtarin e Gjykatës Kushtetuese

TË REKOMANDUARA

SPAK, akuzë ndaj kryebashkiakes Bufi për krime zgjedhore

SPAK, akuzë ndaj kryebashkiakes Bufi për krime zgjedhore

12 hours ago
GJKKO urdhëron hetime për dy vepra penale mbi deputetin Ndoja

GJKKO urdhëron hetime për dy vepra penale mbi deputetin Ndoja

12 hours ago
Forum diskutimi në UET: Dekriminalizimi, integriteti dhe zyrtarët e zgjedhur

Forum diskutimi në UET: Dekriminalizimi, integriteti dhe zyrtarët e zgjedhur

2 weeks ago
SPAK, akuza zyrtare për korrupsion për zv/kryeministren Balluku

SPAK, akuza zyrtare për korrupsion për zv/kryeministren Balluku

2 weeks ago
SPAK: Tre persona dërgohen në gjykim gjyqësor, “kryen krime zgjedhore”

SPAK: Tre persona dërgohen në gjykim gjyqësor, “kryen krime zgjedhore”

1 week ago

ANALIZA DHE SHKRIME NË MEDIA

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

Prona e sekuestruar e ish Prokurorit të Përgjithshëm bëhet qënder arti

February 26, 2024

Integriteti Zgjedhor: E drejta e votuesit pёr përfaqësim

October 31, 2023
Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

Fushata, “të fortët” dhe roli i shtetit në zgjedhjet 2023

October 28, 2023

Nga Sebi Alla – Dekriminalizimi: Ligji që po i merr njerëzit Ramës

September 20, 2023

Mero Baze – Leksioni i hidhur për ata që nuk besojnë tek dekriminalizimi

September 20, 2023
DEKRIMINALIZIMI

PËR POLITIKË DHE ZYRTARË TË PASTËR

No Result
View All Result

© 2020 Instituti i Studimeve Politike