Politika e niveleve të larta vendimmarrëse mbetet kërcënimi kryesor për jetësimin e dekriminalizimit, integritetit dhe masave antikorrupsion. Rasti tipik: një zyrtar i lartë i administratës publike merret nën hetime, referuar njoftimeve të SPAK në media për “ “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, por Këshilli i Ministrave reagon duke e emëruar atë zv/ministër. Kryeministri aktual pati premtuar më 2013 se çdo zyrtar nën hetim do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe nuk do të ketë suport politik, rasti konkret tregon të kundërtën.
Sipas njoftimit të publikuar në media në muajin mars 2024 prokuroria e Posaçme konfirmoi përmes një shkrese zyrtare se hetimet ndaj Klosit u regjistruan mbi bazën e dy kallëzimeve të bëra nga një subjekt politik “procedimi Penal Nr.259/2023 datë 13.12.2023, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike ”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi””, si dhe “Procedimi Penal Nr.83/2023 datë 03.07.2023, mbi bazën e kallëzimit penal të dërguar gjithashtu nga një subjekt politik për veprat penale “Shpërdorim i detyrës”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”. SPAK njoftoi se kishte vendosur bashkimi e dy procedimeve në një të vetëm.