Shqipëria ёshtё njё vend qё aplikon njё sistem zgjedhor proporcionar rajonal me lista tё mbyllura. Pragu elektoral dhe herësi i larte me mundësi tё vështira pёr tё garantuar thyerjen e tij, janë dy element qё pengojnë pjesëmarrjen e partive tё reja dhe tё vogla apo tё kandidatëve qё spikasin përtej besimit tё kryetarëve tё partive.
Kodi dhe Legjislacioni Zgjedhore kanë pësuar ndryshime nё vite tё caktuara duke bёrё qё partitë politike dhe subjektet tё shkojnë nё Zgjedhje nё 30 vitet e fundit me Sistem, Formulё dhe Rregullim Ligjor tё Ndryshëm.
Ndryshimet e fundit nё Kodin Zgjedhor u bёnё nё kuadër tё Reformës Zgjedhore nё disa muaj përpara zgjedhjeve tё Përgjithshme Parlamentare 2021.
Aktualisht (shtator 2023) nё vend ka mandat pёr tё Punuar njё komision parlamentar pёr Reformё Zgjedhore por ky komision deri tani nuk ja ka dalё tё mblidhet dhe tё krijoj njё program pёr punё e tij nё gjashtё muajt pasardhës.
Vota e Emigrantëve, Votimi Elektronik, riorganizimi i zonave zgjedhore, heqja e pragut elektoral, aplikimi i listave tё hapura, vendosja e njё herësi mё nё përpjesëtim me votëbesimin politik janë disa njё cёshtjet e artikuluara nga institucione, politikan, apo advokues tё tё drejtave tё njeriut.
Njё detaj interesant i vёnё nё dukje ёshtё ai I njё formule zgjedhore e cila kur aplikohet nё njё ndarje zonale si ajo qё aktualisht ka Shqipëri krijon favorizim matematikor tё dy partive mё tё mëdha, e mё tej thekson probabilitetin pёr fitore tё partisë me mё shumё vota duke bёrё tё palexueshme vullnetin e njё numri shumё tё larte votuesish qё besojnë nё forca tё reja apo forca tё vogla elektorale.
Nё njё projeksion zgjedhor tё ndërtuar nga ekipi i analizës pranё Open Data Albania na rezulton qё rrisku pёr njё vëllim tё lartё tё vutës sё palexuar ёshtё shumё i lartё. Votё e palexuar do tё konsiderojmë votën e vlefshme pёr disa subjekte qё megjithëse nё njё qark tё caktuar marrin numër tё konsiderueshëm votash nuk kanë mjaftueshëm rezultat pёr tё marrё njё deputet sipas formulës. Duke mos u lexuar njё pjesë e mirё e votave nё 13 qarqe subjekti nuk shënon mandat deputeti e pёr pasoje nuk përfaqësohet nё Kuvend. Projeksioni i Open Data Albania bazohet nё formulën aktuale dhe nё rezultatin e zgjedhjeve tё fundit lokale. Duke qёnё Projeksion ai mund tё sjelle njё informacion hipotetik por evident pёr njё situatë me rrisk pёr votё tё palexuar dhe defekte tё përfaqësimit.
Ky projeksion [1]sjell një evidencë me deformime të Vullnetit Zgjedhor dhe Mos respektim të Parimit të Përfaqësimit.
Kodi Aktual, me rezultatet e 14 Majit dhe me të njëjtat subjekte pjesëmarrëse në Zgjedhje (40 parti), i siguron Partisë Kryesore 84 Mandate 10 më shumë se Zgjedhje 2021 (në garë kishim 12 subjekte elektorale).
Paradoksi qëndron se kjo Parti siguron Përfaqësim me 3/5-tat në Parlament, megjithëse në procesin elektoral ka marrë 188 558 Vota më pak (në 2021 vota 768 134 , ndërsa në proces zgjedhor të 14 majit subjekti arriti të marrë për këshilla bashkiak vetëm 579 576 vota ose minus 24.5%).
Siç duket qartë nga Projeksioni i Realizuar, raporti Vota për Subjekt kundrejt Mandate Deputetësh aplikohet si Raport i Zhdrejtë në rastin e Partisë Kryesore: Më Pak Votues dhe më Shumë Mandate MP.
Mos Përfaqësim krijon Sistemi Aktual (sistem me Konkurrim Rajonal) edhe në kurriz të partive të vogla apo partive të reja. Në Projeksion mbi rezultatet e Maj 2023, janë 282 850 Vota të këtyre Partive që nuk përkthehen në Mandat, pra nuk prodhojnë asnjë mandat deputeti. Ky numër votash i Partive që nuk bëjnë dot Penetrim në Parlament, është sa 21% e votuesve në procesin e fundit.
Duke aplikuar formulën dhe parashikimin Ligjor të Nenit 162 të Kodit Zgjedhor (në fuqi) rezultati i 14 majit, nëse do të ishte proces për zgjedhje parlamentare do të bënte ndarje Mandat Deputeti si vijon: Partia Socialiste 84; Bashkë Fitojmë, 34 deputet; Partia Demokratike Zyrtare vetëm 11 Deputet; Partia Social Demokrate me kryetar Tom Doshi merr në projeksion 9 mandate; Partia Agrare Ambientaliste me Kryetar Agron Duka do të merrte 2 mandate.
Po nëse përdoret Sistem me Konkurrim Kombëtar. Po krahasojmë të njëjtin rezultat votash si përkthehet në Mandate për Subjektet nëse vendi do të aplikonte një sistem Zgjedhorë Kombëtar ku Konkretisht:
– Nëse PS do të merrte po 579 576 vota, Por vendi do të kishte Konkurrim Proporcional Kombëtar dhe jo Rajonal, PS do të merrte vetëm 67 Deputetë. Pra më pak se 50% e numrit të Deputetëve në Kuvend.
Shqetësimi se ky Sistem nuk garanton Përfaqësim të Drejtë dhe respektim të Votës duke diskriminuar edhe Alternativat e Reja ёshtё njё shqetësim qё vlen tё konsiderohet gjatё punës pёr reformё zgjedhore.
Kjo Reformë Elektorale do tё duhet tё garantojё qё Parlamenti angazhohet për një Sistem Zgjedhor më të Drejtë, ku garantohet edhe vullneti i votuesve. Mos leximi i votës apo mungesa e vutës sё emigrantëve e pёr keqësojnë kriterin e përfaqësimit.
Po njësoj komisioni i reformës zgjedhore dhe parlamenti duhet tё adresojnë edhe çështje qё lidhen me pragun zgjedhor apo me herësin si aspekte tashmë tё trajtuare edhe ne vendime te gjykatës Kushtetuese.
Ky artikull është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).
Shkruar nga Jonida Lazri