Sipas raportit vjetor te KQZ (2016) për 10 funksionarë publikë, 7 deputetë dhe 3 kryetarë bashkish, të cilët me vendim të formës së prerë janë shpallur të pafajshëm ose ndaj të cilëve është pushuar çështja, KQZ-ja vlerësoi se nuk janë subjekt i ndalimit sipas këtij ligji, konkretisht:
Deputetë:
1. Artan Gaçi – akuzuar për kundërvajtje penale më 2006 dhe shpalluar i pafajshëm me vendim të Gjykatës së Lartë Nr.570, datë 14.11.2009 ( e vërtetur nga vetëdeklarimi dhe nga dëshmia e gjendjes gjyqësore).
2. Asllan Dogjani, nuk ka deklaruar në formular, por nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore rezulton:
– akuzuar më 1995 për shpifje dhe shpalluar i pafajshëm me vendim të formës së prerë të Gjykatës;
– akuzuar për shpifje më 2004 dhe pushuar gjykimi me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Shkodër.
3. Blendi Klosi – akuzuar më 1994 për sjellje të padenjë në shoqëri dhe pushuar gjykimi (e vërtetuar nga vetëdeklarimi dhe nga dëshmia e gjendjes gjyqësore).
4. Florian Mima – nuk ka deklaruar në formular, por nga vërtetimi i gjendjes gjyqësore rezulton:
– akuzuar më 1995 për shpifje dhe shpallur i pafajshëm me vendim gjyqësor Nr.442, dt. 17.04.1995.
5. Luan Rama – akuzuar më 1995 dhe dënuar nga gjykata e shkallës së parë me gjobë 100 mijë lekë, për shkelje ligji dhe pushim gjykimi dhe prishje vendimi me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë Nr…, dt.18.12.1995 (e deklaruar ne formular dhe e paregjistruar në vëtetimin e gjendjes gjyqësore ).
6. Mhill Fufi ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe i paregjistruar në vëtetimin e gjendjes gjyqësore :
– akuzuar, ndaluar me arrest në vitin 2001 për favorizim prostitucioni dhe me vendim gjykate, ka pushim procedimi; – akuzuar në vitin 1998 për organizim dhe pjesëmarrje në tubim të paligjshëm dhe me vendim gjykate ka pushim procedimi.
7. Pjerin Ndreu ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit dhe i paregjistruar në vëtetimin e gjendjes gjyqësore:
– akuzuar dhe masë shtrëngimi paraqitje për përdorim me keqdashje të thirrjes telefonike në 2004 dhe shpallur i pafajshëm nga Gjykata.
Kryetar bashkie
1. Ndrec Dedaj, nuk ka deklaruar në formular, por nga vëtetimi i gjendjes gjyqësore rezulton: – akuzuar në vitin 2006 dhe dënuar nga Gjykata e Tiranës me gjobë 100 mijë lekë për kryerje të veprimeve arbitrare, por me vendim të Gjykatës së Apelit Tiranë, është prishur vendimi dhe pushuar çështja.
2. Xhelal Mziu – akuzuar e arrestuar për shpërdorim detyre dhe shpallur i pafajshëm me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Tiranë me vendim Nr.297, datë 22.04.2016 (e deklaruar ne formular dhe e paregjistruar në vërtetimin e gjendjes gjyqësore).
3. Zef Hila – akuzuar në 2007 për shpërdorim detyre dhe shpalluar i pafajshëm me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Apelit Shkodër (nuk ka deklaruar në formular por rezulton nga vëtetimi i gjendjes gjyqësore).