Detyrimi ligjor? Zyrtarë të lartë të administratës dhe të institucioneve të pavarura duhet të mbajnë qëndrim me integritet, të pavarur dhe etik në fushata zgjedhore.
Problematika? Një numër i lartë denoncimesh në KQZ dhe disa prej vendimmarrjeve të tij, por edhe raste të shumta ende të patrajtuara në KQZ dëshmojnë se një pjesë e madhe e strukturës së lartë ekzekutive dhe institucionale nuk ka respektuar detyrimin ligjor.
Zgjidhja? Task – Force e krijuar nga qeveria do të duhet të trajtonte në mënyrë shteruese informacionet për pjesën ekzekutive dhe administratën, KQZ do të duhet të ishte më aktive dhe vetë institucionet të siguronin transparencë dhe llogaridhënie.
Ky infografik është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i llogaridhënies së zyrtarëve të zgjedhur”, i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED) dhe realizuar nga Institutit i Studimeve Politike (ISP).